>> Shikoni të gjitha marrëveshjet ligjore

 

Deklarata e privatësisë

 

Data e hyrjes në fuqi: 10 qershor 2021

 

Përmbledhja

Çfarë të dhënash personale mbledhim?

Përse i mbajmë të dhënat personale?

Si i përpunojmë të dhënat personale? 

A i ndajmë të dhënat personale? 

Si punojmë me shërbime dhe platforma të tjera? 

Si i përdorim kukit dhe teknologjitë e gjurmimit?

Cilat janë zgjedhjet e privatësisë që keni në dispozicion?

Cilat janë të drejtat tuaja?

Si i mbrojmë të dhënat tuaja personale?

A mund t'i përdorin fëmijët shërbimet tona? 

Çfarë tjetër duhet të dini?

Na kontakto

Përkufizimet

Informacione shtesë


 

1. Pamje e përgjithshme

PayPal ka hartuar këtë Deklaratë të privatësisë për të shpjeguar se si mund të mbledhim, ruajmë, përpunojmë, ndajmë dhe transferojmë të Dhënat personale kur ju vizitoni Faqet tona apo përdorni Shërbimet tona. Kjo Deklaratë privatësie zbatohet për të dhënat tuaja personale në rastet kur vizitoni Faqet ose përdorni Shërbimet tona, dhe nuk zbatohet për faqet e internetit ose shërbimet nga interneti që nuk janë nën pronësinë ose kontrollin tonë, duke përfshirë faqet e internetit ose shërbimet e Përdoruesve të tjerë të PayPal.

Kjo Deklaratë privatësie është hartuar për t'ju ndihmuar që të merrni informacione rreth praktikave tona të privatësisë si dhe për t'ju ndihmuar që të kuptoni opsionet tuaja të privatësisë kur përdorni Faqet ose Shërbimet tona. Kini parasysh se shërbimet e ofruara prej nesh mund të ndryshojnë sipas rajonit.

Ne kemi përkufizuar disa terma që përdoren gjatë Deklaratës së privatësisë.  Kuptimin e termave të në germa kapitale mund ta gjeni në seksionin Përkufizimet.

Na kontaktoni nëse keni pyetje rreth praktikave tona të privatësisë që nuk janë trajtuar në këtë Deklaratë privatësie.

2. Çfarë të dhënash personale mbledhim?

Ne mund të mbledhim informacione rreth jush kur ju vizitoni Faqet tona apo përdorni Shërbimet tona duke përfshirë sa më poshtë:

  • Regjistrimi dhe përdorimi i informacionit – Kur regjistroheni për të përdorur Shërbimet tona duke krijuar një Llogari, ne do të mbledhim të dhëna personale, të cilat janë të nevojshme për të ofruar dhe mundësuar Shërbimet e kërkuara.  Në varësi të Shërbimeve që zgjidhni, mund t'ju kërkojmë të na jepni emrin, adresën postare, numrin e telefonit, adresën e email-it dhe të dhënat tuaja të identifikimit për të krijuar një Llogari.  Ndërkohë që përdorni Shërbimet tona, mund t'ju kërkojmë të na pajisni me të dhëna personale shtesë.
  • Të dhëna mbi transaksionin dhe përvojën – Kur përdorni Shërbimet tona ose kur aksesoni Faqet tona, për shembull, për të bërë blerje nga tregtarët, për të marrë para, për të përpunuar pagesa ose për t'i dërguar para miqve ose familjes, atëherë ne mbledhim informacione rreth transaksionit, si dhe informacione të tjera që lidhen me transaksionin, si shuma e dërguar ose e kërkuar, shuma e paguar për produktet ose shërbimet, informacione për tregtarin, duke përfshirë informacione rreth instrumenteve të financimit që përdoren për të realizuar transaksionin, të dhënat e pajisjes, të dhëna teknike mbi përdorimin dhe të dhëna të vendndodhjes gjeografike.
  • Të dhënat e pjesëmarrësit – Kur përdorni Shërbimet tona ose qaseni në Faqet tona, ne mbledhim të dhëna personale që na ofroni mbi pjesëmarrësit e tjerë të lidhur me transaksionin.
    • Dërgoni ose kërkoni para:  Kur ju dërgoni ose kërkoni para përmes Shërbimeve, ne mbledhim të dhëna personale të tilla si emri, adresa postare, numri i telefonit dhe informacione të tjera financiare mbi llogarinë e pjesëmarrësit, i cili po merr apo po ju dërgon para.  Sasia e të dhënave personale që nevojiten për një pjesëmarrës mund të ndryshojnë në varësi të Shërbimeve që përdorni për të dërguar ose kërkuar para.  
    • Paguani ose kërkojini dikujt tjetër të paguajë një faturë:  Nëse përdorni Shërbimet tona për të paguar një faturë për përfitim të dikujt tjetër, ose nëse i kërkoni një Përdoruesi që të paguajë një faturë për ju, atëherë ne mbledhim të dhëna personale nga ju mbi mbajtësin e llogarisë, të tilla si emri, adresa postare, numri i telefonit, adresa e email-it dhe numri i llogarisë së faturës që synoni të paguani ose që keni kërkuar të paguhet.
    • Shtoni vlerë në llogaritë tuaja:  Nëse përdorni Shërbimet tona për të shtuar vlerë në llogarinë tuaj ose në një llogari tjetër që mund të keni, ose nëse i keni kërkuar një Përdoruesi që të shtojë vlerë në një prej këtyre llogarive, atëherë për të thjeshtuar kërkesën, ne mund të mbledhim të dhëna personale nga ju rreth palës tjetër, ose nga pala tjetër rreth jush.  Për shembull, nëse përdorni Shërbimet tona për të mbushur një telefon celular, ose për të kërkuar hedhjen e një shume në llogarinë e celularit, atëherë ne mund të mbledhim të dhëna personale si dhe informacione të tjera, duke përfshirë numrin e llogarisë, nga pjesëmarrësi tjetër.
  • Të dhënat rreth profilit tuaj publik dhe miqve e kontakteve të tu – Mund ta kemi më të thjeshtë t'ju ndihmojmë të kryeni transaksione me miqtë dhe kontaktet tuaj nëse zgjidhni të lidhni të dhënat e listës së kontakteve me Llogarinë tuaj ose nëse profili juaj i llogarisë është publik. Nëse lidhni një llogari me pajisjen tuaj ose me një platforme të medias sociale, atëherë ne do të përdorim të dhënat e listës së kontakteve (të tilla si emri, adresa, adresa e email-it) për të përmirësuar përvojën tuaj gjatë përdorimit të Shërbimeve. Kur profili i Llogarisë suaj është publik, përdoruesit e tjerë mund të gjejnë profilin tuaj për t'ju dërguar para duke kërkuar emrin, mbiemrin, email-in apo numrin e telefonit në PayPal dhe të konfirmojnë se jeni ju duke parë fotografinë tuaj. Mund të ktheni në private profilin e Llogarisë suaj në çdo moment në cilësimet PayPal.Me.
  • Informacionet që zgjidhni të ndani me ne për të përftuar Shërbime shtesë ose Shërbime specifike nga interneti– Nëse kërkoni ose përdorni një tipar opsional të Faqes, ose nëse kërkoni Shërbime të zgjeruara ose funksionalitete të tjera opsionale, atëherë ne mund të mbledhim informacione shtesë nga ju.  Nëse ky informacion do të përdoret ndryshe nga sa parashikohet në Deklaratën e privatësisë atëherë do të njoftoheni në momentin e mbledhjes së këtij informacioni.  
  • Të dhëna personale rreth jush në rastet kur përdorni shërbime pa emër marke – disa Shërbime mund të përdoren pa qenë e nevojshme të lidheni ose të krijoni një Llogari. Ne mbledhim të dhëna personale në rastet kur ndërveproni me dhe realizoni pagesa për tregtarët duke përdorur shërbimet tona të pagesës me kartë pa markën e PayPal, si dhe kur paguani me PayPal pa u lidhur më parë në llogarinë tuaj. Për sa i përket shërbimeve të pagesës pa emër marke, ndërveprimi juaj realizohet me tregtarin, në platformën e tyre. Nëse jeni Mbajtësi i llogarisë ose krijoni Llogari në një datë të mëvonshme, ne mund të mbledhim informacione rreth transaksioneve pa emër marke dhe t'i lidhim ato me Llogarinë tuaj për të përmirësuar përvojën e klientit si Mbajtësi i llogarisë, si dhe për qëllime pajtueshmërie dhe analitike. Nëse nuk jeni Mbajtësi i llogarisë, atëherë ne do të mbledhim dhe ruajmë të gjitha informacionet e ofruara nga ana juaj dhe do t'i përdorim këto informacione në përputhje me këtë Deklaratë privatësie.
  • Informacione rreth jush nga burime palë të treta – Nëse e lejon ligji, ne mbledhim informacione nga burime palë të treta si tregtarët, ofruesit e të dhënave dhe zyrat e kreditit.
  • Informacione të tjera që mbledhim për përdorimin e Faqeve ose Shërbimeve nga ana juaj –Ne mund të mbledhim informacione të tjera nga ju ose rreth jush kur komunikoni me ne, kur kontaktoni ekipet e mbështetjes së klientit ose kur i përgjigjeni një ankete.

3. Përse i mbajmë të dhënat personale?

Ne ruajmë të dhëna personale për të përmbushur detyrimet tona ligjore ose rregullatore, si dhe për qëllimet tona të biznesit.  Ne mund t'i ruajmë të dhënat personale për një kohë më të gjatë se sa e kërkon ligji nëse është në interesin legjitim të biznesit dhe nuk ndalohet me ligj.  Nëse llogaria juaj mbyllet, ne mund të ndërmarrim hapa për të fshehur të dhënat personale dhe informacionet e tjera, por rezervojmë të drejtën e ruajtjes dhe aksesimit të të dhënave për sa kohë që kërkohet nga ligjet në fuqi.  Ne do të vazhdojmë të përdorim dhe publikojmë këto të dhëna personale në përputhje me Deklaratën e privatësisë.

4. Si i përpunojmë të dhënat personale?

Ne mund të Përpunojmë të dhënat tuaja për arsyet e mëposhtme:

  • Për të operuar Faqet dhe për të ofruar Shërbimet, si dhe për të:
    • realizuar një pagesë, dërguar ose kërkuar para, shtuar vlerë në një llogari ose për të paguar një faturë;
    • vërtetuar aksesin tuaj në një Llogari;
    • komunikuar me ju rreth Llogarisë suaj, Faqeve, Shërbimeve ose PayPal;
    • krijuar një lidhje ndërmjet Llogarisë suaj dhe një platforme apo llogarie të palës së tretë; dhe
    • kryer kontrolle mbi aftësinë paguese dhe kontrolle të tjera mbi gjendjen financiare, për të vlerësuar aplikacionet dhe për të krahasuar informacionet për qëllime saktësie dhe verifikimi.
    • mbajtur të përditësuar Llogarinë dhe informacionet tuaja financiare.
  • Për të menaxhuar nevojat e biznesit, si monitorimi, analizimi, dhe përmirësimi i performancës dhe funksionalitetit të Shërbimeve dhe Faqeve.  Për shembull, ne analizojmë sjelljen e Përdoruesit dhe realizojmë studime rreth mënyrës se si i përdorni Shërbimet tona.
  • Për të menaxhuar rrezikun dhe për të mbrojtur Faqet, Shërbimet dhe ju nga mashtrimi, duke verifikuar identitetin tuaj. Mjetet e PayPal kundër rrezikut dhe mashtrimit përdorin Të dhëna personale, Të dhënat e pajisjes, Të dhëna teknike mbi përdorimin dhe Të dhëna të vendndodhjes gjeografike nga Faqet dhe faqet tona të internetit që ofrojnë Shërbime të PayPal për të ndihmuar në zbulimin dhe parandalimin e mashtrimeve dhe abuzimeve me Shërbimet.
  • Për t'ju reklamuar produktet dhe shërbimet e PayPal, si dhe produktet dhe shërbimet e bizneseve që nuk janë të lidhura me PayPal. Gjithashtu, ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale për të personalizuar përmbajtjen e marketingut si dhe disa përvoja në Shërbime ose Faqe për t'ju përshtatur më mirë interesave tuaja në PayPal dhe në faqet e tjera të internetit të palëve të treta.
  • Për të mundësuar Shërbime të personalizuara të ofruara nga PayPal në faqet e internetit të palëve të treta, si dhe shërbime nga interneti.  Ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale dhe informacione të tjera të mbledhura në përputhje me këtë Deklaratë privatësie për t'ju ofruar një afishim, tipare dhe Shërbime të personalizuara në faqet e internetit të palëve të treta.  Për të ofruar këto shërbime nga interneti, ne mund të përdorim kuki dhe teknologji të tjera gjurmimi dhe/ose mund të punojmë me të tjera palë të treta si tregtarë, kompani reklamimi ose analitike.
  • Për t'ju ofruar opsione, funksionalitete dhe oferta specifike për vendndodhjen nëse zgjidhni të ndani të dhënat e vendndodhjes gjeografike përmes shërbimeve.  Këtë informacion do ta përdorim për të rritur sigurinë e Faqeve dhe Shërbimeve, si dhe për t'ju ofruar shërbime me bazë vendndodhjen, të tilla si reklamimi, rezultatet e kërkimit dhe përmbajtje të tjera të personalizuara.
  • Për të përmbushur detyrimet dhe për të zbatuar kushtet e Faqeve dhe Shërbimeve tona, duke përfshirë për të qenë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi.
  • Për t'jua bërë më të thjeshtë që të gjeni dhe të lidheni me të tjerë. Për shembull, nëse na jepni akses te kontaktet tuaja ose kur profili i Llogarisë suaj është publik, ne mund të sugjerojmë lidhje me njerëz që mund të njihni dhe të ndihmojmë të tjerët të lidhen me ju për t'ju dërguar para duke i lejuar ata të gjejnë profilin tuaj kur kërkojnë emrin, emrin e përdoruesit, email-in apo numrin e telefonit në PayPal. Ne mund të lidhim gjithashtu informacione që kemi marrë rreth jush përmes përdorimit të Shërbimeve nga ana juaj apo e kontakteve tuaja, dhe informacione që ju dhe të tjerë keni dhënë, me qëllim që t'ju sugjerojmë persona që mund të njihni ose me të cilët mund të dëshironi të kryeni transaksione përmes Shërbimeve tona. Tiparet dhe funksionalitet sociale të krijuara për të lehtësuar përdorimin e Shërbimeve me të tjerë, ndryshojnë sipas Shërbimit.
  • Për t'ju përgjigjur kërkesave tuaja, për shembull, për t'ju kontaktuar rreth një pyetjeje që keni dërguar në ekipin e shërbimit të klientit.

5. A i ndajmë të dhënat personale? 

Ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale ose informacione të tjera rreth jush me të tjerë në një sërë mënyrash, siç përshkruhet në këtë seksion të kësaj Deklarate privatësie. 

Ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale apo informacione të tjera, për arsyet në vijim:

Me anëtarë të tjerë të grupit të korporatës së PayPal: Ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me anëtarë të grupit të shoqërive PayPal, për t'ju ofruar, ndër të tjera, Shërbimet e kërkuara ose autorizuara; për të menaxhuar rrezikun; për të ndihmuar në zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve potencialisht të jashtëligjshme dhe mashtruese, si dhe të shkeljeve të tjera të politikave dhe marrëveshjeve tona; dhe për të na ndihmuar të menaxhojmë disponueshmërinë dhe lidhjen e produkteve, shërbimeve dhe komunikimeve në PayPal.

Me kompani të tjera që na ofrojnë shërbime: Ne mund të ndajmë të dhënat personale me ofrues shërbimesh palë të treta, të cilët kryejnë shërbime dhe funksione ndaj nesh dhe për llogarinë tonë. Këto ofrues shërbimesh palë të treta, për shembull, mund t'ju ofrojnë shërbime, të verifikojnë identitetin tuaj, të ndihmojnë në përpunimin e transaksioneve, t'ju dërgojnë reklama rreth produkteve dhe shërbimeve tona, ose t'ju ofrojnë mbështetje për klientin. 

Me institucione të tjera financiare: Ne mund të ndajmë të dhëna personale me institucione të tjera financiare me të cilat bashkëpunojmë, për të zhvilluar ose ofruar bashkërisht një produkt, si p.sh. Synchrony Bank, i cili ka të bëjë me kartat e kreditit PayPal Extras.  Këto institucione financiare mund ta përdorin këtë informacion vetëm për të reklamuar dhe ofruar produkte që lidhen me PayPal, përveçse kur keni dhënë miratim për përdorime të tjera. Gjithashtu, ne mund të ndajmë të dhënat personale për të përpunuar transaksione, për t'ju ofruar përfitime në lidhje me kartat e pranueshme, si dhe për të përditësuar informacionet tuaja financiare.

Për të ndarë informacionet mbi transaksionet në momentin e përdorimit të Shërbimeve me palë të tjera, si Përdoruesit e tjerë, tregtarët dhe ofruesit e tyre të shërbimeve: Ne mund të ndajmë informacione për ju dhe llogarinë tuaj, me palë të tjera të përfshira në përpunimin e transaksioneve. Këtu përfshihen Përdorues të tjerë të cilëve i dërgoni fonde ose të cilët marrin fonde nga tregtarët, dhe  ofruesit e tyre të shërbimeve, kur përdorni Shërbimet për të paguar për mallrat ose shërbimet. Në këto informacione përfshihen:

  • Të dhënat personale dhe informacioni mbi llogarinë që nevojiten për lehtësimin e transaksionit;
  • informacioni për të ndihmuar pjesëmarrës të tjerë të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të detektojnë dhe parandalojnë mashtrimin; dhe
  • të dhënat e mbledhura dhe analiza e performancës për të ndihmuar tregtarët që të kuptojnë më mirë Përdoruesit dhe të përmirësojnë përvojën e Përdoruesve. 

Me të tjera palë të treta, për qëllimet tona të biznesit ose siç lejohet apo kërkohet me ligj: Ne mund të ndajmë informacione për ju me palë të tjera, për qëllimet e biznesit të PayPal ose siç lejohet apo kërkohet me ligj, duke përfshirë:

  • nëse diçka e tillë kërkohet në përputhje me ligjin, procedurën ligjore ose rregulloret;
  • për zbatimin e ligjit, me rregullatorët, zyrtarët e qeverisë ose të tjera palë të treta (në Singapor ose diku tjetër), në lidhje me një thirrje për gjyq, vendim gjykate ose me procedura apo kërkesa të tjera ligjore në përputhje me ligjin ose rregulloren e Singaporit, apo me ligje dhe rregullore të juridiksioneve të tjera që zbatohen për PayPal ose për një prej filialeve të saj; nëse publikimi i informacionit bëhet për të qenë në përputhje me këtë ligj ose me rregullat për kartat e kreditit; ose, kur besojmë, sipas gjykimit tonë, se publikimi i të dhënave personale është diçka e nevojshme ose e përshtatshme për të parandaluar dëmet fizike ose humbjet financiare; ose për të raportuar aktivitetet e dyshuara si të jashtëligjshme apo për të hetuar shkeljet e një marrëveshjeje të përdoruesit;
  • për të mbrojtur interesat jetësor të një personi;
  • të mbrojtur pronën, Shërbimet dhe të drejtat tona ligjore;
  • për të lehtësuar blerjen ose shitjen e të gjithë apo të një pjese të biznesit të PayPal;
  • në lidhje me transportin dhe shërbimet e lidhura me të, për blerjet e bëra duke përdorur një Shërbim;
  • për të ndihmuar në vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut dhe për të parandaluar mashtrimet e bëra kundrejt nesh, Përdoruesve tanë, dhe mashtrimet që përfshijnë Faqet ose përdorimin e Shërbimeve tona, duke përfshirë mashtrimet që ndodhin në ose përfshijnë partnerët tanë të biznesit, sipërmarrjet strategjike, ose individë dhe tregtarë të tjerë, si p.sh. eBay, Inc.;
  • për partnerët bankarë, në përputhje me kërkesat e shoqatës së kartës, për t'u përfshirë në listën e tyre të tregtarëve të larguar;
  • për agjencitë e mbledhjes dhe raportimit të kreditit;
  • për kompanitë, me të cilat synojmë të bashkohemi apo të na blejnë; dhe
  • për të mbështetur funksionet tona të auditit, të pajtueshmërisë dhe të qeverisjes së korporatës.

Me miratimin tuaj: Ne do të ndajmë gjithashtu të dhënat tuaja personale si dhe informacione të tjera, me miratimin ose udhëzimin tuaj, duke përfshirë nëse autorizoni një lidhje llogarie me një llogari ose platformë të një pale të tretë. 

Për më tepër, PayPal mund t'i japë të dhëna statistikore të grumbulluara palëve të treta, duke përfshirë biznese dhe anëtarë të tjerë të publikut, mbi faktin se si, kur dhe pse, Përdoruesit vizitojnë Faqet dhe përdorin Shërbimet tona.  Këto të dhëna nuk do t'ju identifikojnë personalisht dhe as nuk do të japin informacione rreth përdorimit të Faqeve ose Shërbimeve nga ana juaj.  Ne nuk i ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta për qëllimet e tyre të marketingut, pa marrë miratimin tuaj.

6. Si punojmë me shërbime dhe platforma të tjera? 

Një përfitim i konsiderueshëm dhe risi e Shërbimeve të PayPal është se mund të lidhni Llogarinë tuaj me një llogari ose platformë të një pale të tretë.  Për qëllime të kësaj Deklarate privatësie, “lidhje llogarie” me një palë të tretë është një lidhje e autorizuar ose e lejuar prej jush, ndërmjet Llogarisë tuaj dhe një llogarie jo në PayPal, instrumenti pagese ose platforme, nën kontrollin ose posedimin tuaj të ligjshëm.  Kur autorizoni një lidhje të tillë, PayPal dhe pala e tretë do të shkëmbejnë drejtpërdrejti të dhënat tuaja personale dhe informacione të tjera.  Në shembujt e lidhjeve të llogarive përfshihen:

  • lidhja e Llogarisë suaj me një llogari në media sociale ose me një shërbim për shkëmbimin e mesazheve sociale;
  • lidhja e Llogarisë suaj me një kompani palë të tretë të mbledhjes së të dhënave ose me një kompani shërbimesh financiare, në rast se i jepni kësaj kompanie kredencialet e identifikimit në llogari; ose
  • përdorimi i Llogarisë suaj për të kryer pagesa ndaj një tregtari ose për të lejuar një tregtar që të faturojë Llogarinë tuaj.

Nëse zgjidhni të krijoni një lidhje llogarie, ne mund të marrim informacione nga një palë e tretë rreth jush ose përdorimit të shërbimit të një pale të tretë nga ana juaj.  Për shembull, nëse lidhni Llogarinë tuaj me një llogari në media sociale, ne do të marrim të dhënat tuaja personale nga ofruesi i medias sociale, përmes lidhjes së llogarisë.  Nëse e lidhni Llogarinë tuaj me llogari të tjera financiare, drejtpërdrejti apo përmes një ofruesi shërbimesh palë të tretë, ne mund të kemi qasje te të dhënat mbi gjendjen e llogarisë dhe te të dhënat e transaksioneve, të tilla si blerjet dhe transferimet e fondeve.  Informacionet e marra nga një palë e tretë përmes një lidhjeje llogarie, do të përdoren në përputhje me këtë Deklaratë privatësie. 

Informacionet që ne ndajmë me një palë të tretë bazuar në një lidhje llogarie do të përdoren dhe publikohen në përputhje me praktikat e privatësisë së kësaj pale të tretë.  Përpara se të autorizoni një lidhje llogarie, duhet të shqyrtoni njoftimin e privatësisë të çdo pale të tretë që do të përfitojë akses në të dhënat tuaja personale në kuadër të lidhjes së llogarisë.  Për shembull, të dhënat personale që PayPal ndan me një llogari ose platformë të një pale të tretë, si p.sh. me një llogari në media sociale, mund të ndahen me disa palë të tjera, duke përfshirë me publikun e gjerë, në varësi të praktikave të privatësisë së llogarisë ose platformës. 

7. Si i përdorim kukit dhe teknologjitë e gjurmimit? 

Kur ju vizitoni Faqet ose përdorni Shërbimet tona, apo kur vizitoni një faqe interneti të një pale të tretë për të cilën ofrojmë Shërbime nga interneti, atëherë ne, partnerët tanë të biznesit dhe shitësit mund të përdorim kuki dhe teknologji të tjera gjurmimi (bashkërisht, “Kuki”) për t'ju njohur si Përdorues dhe për të personalizuar përvojat tuaja në internet, Shërbimet që përdorni, si dhe përmbajtje dhe reklama të tjera në internet; për të matur efikasitetin e reklamave dhe për të analizuar të dhënat; si dhe për të zbutur rrezikun, për të parandaluar mashtrimet potenciale dhe për të promovuar besimin dhe sigurinë në Faqet dhe Shërbimet tona.  Disa aspekte dhe tipare të Shërbimeve dhe Faqeve tona janë të disponueshme vetëm përmes përdorimit të kukit, prandaj çaktivizimi ose refuzimi i tyre mund të kufizojë ose pamundësojë përdorimin e Faqeve dhe Shërbimeve.

Mos gjurmo (DNT) është një cilësim opsional në shfletues që ju lejon të shprehni preferencat tuaja lidhur me gjurmimin nga reklamuesit dhe të tjera palë të treta.  Ne nuk i përgjigjemi sinjaleve DNT.

Rishikoni Deklaratën për kukit dhe Teknologjitë e gjurmimit për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si i përdorim kukit.

8. Cilat janë zgjedhjet e privatësisë që keni në dispozicion?

Ju mund të zgjidhni nga komunikimet dhe praktikat e privatësisë të përshkruara në këtë Deklaratë privatësie. Shumë nga zgjedhjet tuaja mund të shpjegohen në momentin e regjistrimit ose përdorimit të një Shërbimi, ose kur përdorni një Faqe. Gjatë përvojave të përdorimit të Shërbimeve, mund t'ju shfaqen udhëzime dhe ndihma.  

  • Zgjidhjet që kanë të bëjnë me mbledhjen e të dhënave personale
    • Të dhënat personale. Ju mund të refuzoni dhënien e të dhënave personale kur ato ju kërkohen nga PayPal, por nëse veproni kështu, disa ose të gjitha Shërbimet mund të jenë të padisponueshme për ju. 
    • Vendndodhja dhe informacione të tjera në nivel pajisjeje. Pajisja që përdorni për të aksesuar Faqet ose Shërbimet mund të mbledhë informacione rreth jush, duke përfshirë të dhënat e vendndodhjes gjeografike dhe të dhëna mbi përdorimin e realizuar nga Përdoruesi, të cilat mund të mblidhen dhe të përdoren më pas nga PayPal. Për të dhëna rreth mundësisë për të kufizuar mbledhjen dhe përdorimin e këtyre informacioneve, përdorni cilësimet e disponueshme në pajisje.
       
  • Zgjidhjet që lidhen me përdorimin tonë të të dhënave tuaja personale
    • Shërbime të personalizuara të ofruara nga PayPal në shërbimet dhe faqet e internetit të palëve të treta. Ju mund të menaxhoni preferencat tuaja për shërbime të tjera të PayPal, të cilat janë të personalizuara dhe ju ofrohen përmes Llogarisë suaj, nga faqe interneti palë të treta. Ne mund t'ju japim gjithashtu udhëzime dhe ndihma mbi mënyrën e menaxhimit të preferencave gjatë përvojave në përdorimin e Shërbimit.
    • Gjetja e personave të tjerë dhe lidhja me ta. Nëse është e mundur, ju mund të menaxhoni preferencat tuaja për të gjetur persona të tjerë dhe për t'u lidhur me ta nga llogaria e Shërbimit që përdorni.
       
  • Zgjidhjet që kanë të bëjnë me Lidhjet e llogarisë
    • Nëse autorizoni një lidhje llogarie me një llogari ose platformë të palës së tretë, si p.sh. me një llogari në media sociale, mund të jeni në gjendje të menaxhoni preferencat e lidhjes nga llogaria juaj ose nga llogaria apo platforma e palës së tretë. Për më tepër informacione rreth zgjedhjeve të disponueshme referojuni njoftimit të privatësisë që rregullon platformën e palës së tretë.
       
  • Zgjedhjet që kanë të bëjnë me kukit
  • Ju mund të keni opsione në dispozicion për të menaxhuar preferencat tuaja për kukit. Për shembull, pajisja e internetit ose shfletuesi juaj mund t'ju lejojë fshirjen, çaktivizimin ose bllokimin e disa kuki ose teknologjive të tjera të gjurmimit. Mund të mësoni më tepër duke vizituar AboutCookies.org. Ju mund të zgjidhni t'i aktivizoni këto opsione, por aktivizimi i tyre mund t'ju pengojë që të përdorni shumë prej tipareve dhe funksioneve thelbësore të disponueshme në një Shërbim ose Faqe.
  • Ju mund të keni një opsion lidhur me përdorimin e kukit dhe teknologjive të tjera të gjurmimit kur përdorni një Shërbim ose kur vizitoni pjesë të një Faqeje. Për shembull, mund t'ju kërkohet të zgjidhni nëse dëshironi që Shërbimi ose Faqja të "mbajë mend" elementë të caktuar rreth jush, dhe në këtë rast, ne do të përdorim kuki dhe teknologji të tjera gjurmimi deri në masën e lejuar prej jush.
  • Ju mund të mësoni më tepër rreth kukit dhe teknologjive të tjera të gjurmimit duke vizituar faqen "Deklaratë mbi kukit dhe teknologjitë e gjurmimit".
     
  • Zgjidhjet që lidhen me regjistrimin tuaj dhe informacionin mbi llogarinë
    • Nëse keni një Llogari, në përgjithësi mund të rishikoni dhe modifikoni të dhënat personale duke u identifikuar dhe duke përditësuar informacionin në mënyrë direkte ose duke na kontaktuar. Na kontaktoni nëse nuk keni një llogari ose nëse keni pyetje rreth informacionit mbi llogarinë ose të dhënave të tjera personale.
       
  • Zgjedhjet që kanë të bëjnë me komunikimin
    • Njoftimet, paralajmërimet dhe përditësimet nga Ne:  
      • Marketingu: Ne mund t'ju dërgojmë përmbajtje marketingu rreth Faqeve, Shërbimeve, produkteve tona, produkteve të ofruara në bashkëpunim me institucione financiare, si dhe produkteve dhe shërbimeve që nuk lidhen me palë të treta dhe anëtarë të grupit të korporatës së PayPal, përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit, për shembull, përmes email-it, tekstit, dritareve kërcyese, njoftimeve automatike dhe aplikacioneve për shkëmbimin e mesazheve.  Mund të refuzoni marrjen e këtyre informacioneve të marketingut duke ndjekur udhëzimet në komunikimet e marra.  Nëse keni një llogari te ne, mund të përshtatni gjithashtu preferencat tuaja të komunikimit në cilësimet e Llogarisë.  Për sa i përket mesazheve të dërguara përmes njoftimeve automatike, mund të menaxhoni preferencat në pajisjen tuaj.
      • Informuese dhe të tjera: Ne do t'ju dërgojmë komunikime që konsiderohen të nevojshme për t'ju transmetuar përdoruesve të shërbimeve tona, njoftime që përmbajnë informacione të rëndësishme dhe komunikime të tjera që mund të kërkoni nga ne. Ju nuk mund të refuzoni marrjen e këtyre komunikimeve.  Megjithatë, mund të përshtatni mënyrën dhe formatin e marrjes së këtyre komunikimeve.

9. Cilat janë të drejtat tuaja?

Në varësi të kufizimeve të përcaktuara në ligjet për mbrojtjen e të dhënave, ju keni disa të drejta në lidhje me të dhënat tuaja personale. Ju keni të drejtën të kërkoni hyrje në të dhënat tuaja, korrigjimin dhe transportueshmërinë e të dhënave. Na kontaktoni nëse dëshironi të ushtroni këto të drejta.

Ju mund të keni të drejtën të rishikoni vendimmarrjen e automatizuar. Gjithashtu, mund të shfuqizoni pëlqimin. Shfuqizimi i pëlqimit tuaj mund të ndikojë në aftësinë tonë për t'ju ofruar shërbime. Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga të drejtat tuaja, na kontaktoni. Nëse dëshironi të plotësoni një kërkesë për hyrje në të gjitha të dhënat personale që PayPal mban për ju, mos harroni se mund t'ju kërkohet të vërtetoni identitetin tuaj

Nëse keni një llogari me ndonjë nga shërbimet tona, në përgjithësi do të jeni në gjendje të rishikoni dhe modifikoni të dhënat personale në llogari duke hyrë në llogari dhe duke përditësuar informacionin drejtpërdrejt. Gjithashtu, mund të na kontaktoni nëse nuk keni një llogari ose nëse keni pyetje rreth informacionit mbi llogarinë ose të dhënave të tjera personale.

10. Si i mbrojmë të dhënat tuaja personale?

Ne përdorim masa sigurie teknike, fizike dhe administrative, të cilat janë krijuar për të ofruar mbrojtje të arsyeshme të të dhënave tuaja personale kundrejt humbjes, keqpërdorimit, qasjes së paautorizuar, publikimit dhe tjetërsimit. Masat e sigurisë përfshijnë muret mbrojtëse, enkriptimin e të dhënave, kontrollet e aksesit fizik në qendrat e të dhënave, si dhe kontrollet e autorizimit për qasjen në informacione.  Ndërkohë që ne jemi të përkushtuar në mbrojtjen e sistemeve dhe Shërbimeve tona, ju jeni përgjegjës për mbrojtjen dhe ruajtjen e privatësisë së fjalëkalimeve dhe informacioneve të regjistrimit të Llogarisë/profilit tuaj, dhe keni përgjegjësinë të verifikoni se të dhënat personale që ne mbajmë rreth jush, janë të sakta dhe të përditësuara.  Ne nuk jemi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale që ndajmë me një palë të tretë bazuar në një lidhje llogarie të autorizuar prej jush.

11. A mund t'i përdorin fëmijët shërbimet tona?

Faqet dhe Shërbimet nuk janë të synuara për fëmijët nën moshën 13 vjeç.  Ne nuk mbledhim në mënyrë të qëllimshme informacione, duke përfshirë të dhëna personale, nga fëmijët ose individët e tjerë që nuk janë ligjërisht të aftë për të përdorur Faqet dhe Shërbimet tona. Nëse marrim informacione se kemi mbledhur të dhëna personale nga një fëmijë nën moshën 13 vjeç, atëherë ato do të fshihen menjëherë, përveçse në rastet kur jemi ligjërisht të detyruar që t'i ruajmë këto të dhëna. Na kontaktoni nëse mendoni se kemi mbledhur gabimisht ose joqëllimisht të dhëna nga një fëmijë nën moshën 13 vjeç.

12. Çfarë tjetër duhet të dini?

Ndryshime në këtë Deklaratë të privatësisë

Kjo Deklaratë privatësie mund të rishikohet herë pas here për të pasqyruar ndryshimet në aktivitetet, Faqet ose Shërbimet tona, apo në ligjet në fuqi.  Deklarata e rishikuar e privatësisë hyn në fuqi në datën e publikuar të hyrjes në fuqi. 

Nëse versioni i rishikuar përmban ndryshime thelbësore, ju do të njoftoheni 30 ditë përpara përmes një njoftimi për ndryshim të postuar në seksionin "Përditësimet e politikës" në faqen tonë të internetit.  Gjithashtu, ne mund t'i njoftojmë përdoruesit me email apo mjete të tjera. 

Transferimi i të dhënave tuaja personale në shtete të tjera

Operacionet tona mbështeten nga një rrjet kompjuterësh, serverë të bazuar në renë elektronike, si dhe nga infrastruktura të tjera dhe teknologji informacioni, duke përfshirë pa kufizim, ofruesit e shërbimeve palë të treta.  Ne dhe ofruesit tanë të shërbimeve palë të treta ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë në botë.  Ne do të mbrojmë të dhënat tuaja siç përshkruhet në këtë Deklaratë privatësie, nëse ato transferohen në shtete të tjera.  Duke përdorur Faqet dhe Shërbimet tona, ju miratoni transferimin e të dhënave tuaja personale në shtete të tjera, duke përfshirë në shtete që kanë rregulla të ndryshme për mbrojtjen e të dhënave nga rregullat në shtetin tuaj.  Ne nuk nënkuptojmë se Faqet dhe Shërbimet tona janë të përshtatshme apo të disponueshme në një juridiksion të caktuar. 

13. Na kontaktoni

Mund të na kontaktoni nëse keni pyetje të përgjithshme rreth Deklaratës së privatësisë dhe praktikave tona, ose nëse keni pyetje rreth të dhënave tuaja personale apo informacionit mbi llogarinë.

Dëshirojmë të sigurohemi se pyetjet tuaja shkojnë në vendin e duhur:

  • Klikoni këtu për të na kontaktuar lidhur me llogarinë tuaj ose transaksionet në PayPal, ose lidhur me një pagesë me kartë të realizuar për një tregtar.

  • Klikoni këtu për të na kontaktuar rreth llogarisë tuaj në Xoom

Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave mund të kontaktohet në internet ose me postë në adresën 5 Temasek Boulevard 09-01, Suntec Tower 5, Singapor 038985. Shënoni letrën tuaj "drejtuar zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave".

14. Përkufizimet

Llogari është një llogari anëtari në PayPal ose Xoom.

Të dhënat e pajisjes janë të dhëna që mund të mblidhen automatikisht nga çdo pajisje e përdorur për të aksesuar Faqet ose Shërbimet.  Këto të dhëna mund të përfshijnë, pa u kufizuar, llojin e pajisjes; lidhjet e pajisjes tuaj me rrjetin; emrin e pajisjes; adresën e IP-së së pajisjes; të dhënat për shfletuesin e uebit të pajisjes dhe lidhjen me internetin që po përdoret për të aksesuar Faqen ose Shërbimet; të dhënat e vendndodhjes gjeografike; informacione për aplikacionet e shkarkuara në pajisjen tuaj; dhe të dhënat biometrike (p.sh. Touch ID/Gjurma e gishtit për të verifikuar identitetin).

Të dhënat e vendndodhjes gjeografike janë të dhëna që përcaktojnë me një saktësi të arsyeshme vendndodhjen tuaj duke përdorur, për shembull, koordinatat e gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike të përftuara përmes GPS, Wi-Fi, ose trekëndëzimit të pozicionit.  Disa prej Shërbimeve tona mund t'ju kërkojnë leje përpara se të ndajnë vendndodhjen tuaj aktuale.  Në disa prej Faqeve dhe Shërbimeve ky informacion është i nevojshëm për të ofruar një produkt ose shërbim të caktuar në internet.  Nëse refuzoni mbledhjen e të dhënave mbi vendndodhjen gjeografike, Faqet ose Shërbimet tona mund të mos funksionojnë siç duhet kur të provoni t'i përdorni.

PayPal është PayPal Pte. Ltd. dhe degët ose filialet.  Në këtë Deklaratë privatësie, ndonjëherë PayPal i referohemi si "ne", "neve" ose "jona", në varësi të kontekstit.

Të dhënat personale janë informacionet personale që mund të lidhen me një person të identifikuar ose të identifikueshëm.  Në “të dhënat personale” mund të përfshihet emri, adresa postare (duke përfshirë adresat e faturimit dhe dorëzimit), numri i telefonit, adresa e email-it, numri i kartës së pagesës, informacione të tjera mbi llogarinë financiare, numri i llogarisë, data e lindjes, dhe kredencialet e lëshuara nga qeveria (p.sh., numri i patentës, numri i ID-së, pasaporta, numri i sigurimeve shoqërore dhe ID-ja e tatimpaguesit).  Të dhënat personale nuk përfshijnë informacione që nuk identifikojnë një përdorues të caktuar.

Proces është çdo metodë ose mënyrë për trajtimin e të dhënave personale ose grupeve të të dhënave personale, me mjete të automatizuara ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose tjetërsimi, marrja dhe konsultimi, publikimi përmes transmetimit, shpërndarjes ose vënia në dispozicion, harmonizimi ose bashkimi, kufizimi, fshirja dhe shkatërrimi i të dhënave personale.

Shërbimet janë produktet, shërbimet, përmbajtja, tiparet, teknologjitë ose funksionet dhe të gjitha faqet e internetit, aplikacionet dhe shërbimet e lidhura me to që ofron PayPal.

Faqet janë faqet e internetit, aplikacionet në celular, platformat zyrtare në media sociale ose instrumentet e tjera në internet përmes së cilave PayPal ofron Shërbime, dhe në të cilat është postuar ose ndodhet lidhja për te kjo Deklarate privatësie.

Të dhëna teknike mbi përdorimin janë informacionet që mbledhim nga telefoni, kompjuteri ose pajisje të tjera që përdorni për të aksesuar Faqet ose Shërbimet.  Të dhënat teknike mbi përdorimin na tregojnë se si i përdorni Faqet dhe Shërbimet, si p.sh. çfarë keni parë ose kërkuar në Faqe si dhe mënyrën e përdorimit të Shërbimeve, duke përfshirë adresën IP, statistika lidhur me mënyrën e ngarkimit ose shikimit të faqeve, faqet e internetit që keni parë përpara se të vini në Faqet tona, si dhe përdorime dhe informacione të tjera të shfletimit të mbledhura përmes Kukit.

Përdorues është një individ që përdor Shërbimet ose akseson Faqet.

 

15. Informacione shtesë

Informacionet e dhëna në këtë seksion mund të jenë specifike për klientët në varësi të rajonit, ose janë informacione që i jepen PayPal nga palë të treta me të cilat mund të ndërveproni kur përdorni Shërbimet. Na kontaktoni nëse keni pyetje rreth detajeve në këtë seksion.

Google ReCaptcha

Paypal përdor ReCaptcha në Faqet dhe Shërbimet e saj. Përdorimi i ReCaptcha nga ana juaj është subjekt i Politikës së privatësisë dhe Kushteve të përdorimit të Google.

ReCaptcha përdoret vetëm kundër postës së padëshiruar dhe abuzimit.