Kushtet në fjalë të Mbrojtjes së shitësit në PayPal aplikohen për shtetet e mëposhtme: Andorra, Bahrejn, Botsvana, Kroacia, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Groenlanda, Islanda, Jordania, Kazakistani, Kenia, Kuvajti, Lesoto, Mauritusi, Moldavia, Monako, Maroku, Mozambiku, Omani, Katari, Arabia Saudite, Senegali, Serbia, Afrika e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
1. Mbrojtja e shitësit në PayPal.
Mbrojtja e shitësit në PayPal është një mbrojtje që ne ofrojmë për shitësit nga pretendimet, kthimet e parave apo rimbursimet të cilat bazohen në:
- Transaksioneve të paautorizuara; ose
- Rasteve kur "Artikulli nuk është marrë".
Mbrojtja e shitësit në PayPal është e disponueshme për pagesat e pranueshme nga blerësit në të gjitha vendet. Nëse shisni apo tregtoni për blerësit në shtete të tjera, duhet të lexoni politikat e Mbrojtjes së blerësit në PayPal të shtetit ku ndodhen blerësit e synuar (politikat përkatëse të Mbrojtjes së blerësit në PayPal janë të disponueshme këtu) pasi këto politika do të zbatohen për ju si marrës i pagesës ose shitës.
2. Shtrirja e mbrojtjes. PayPal do t'ju mbrojë duke mbuluar shumën e plotë të pagesës së pranueshme dhe do të heqë dorë nga tarifa e paguar e kthimit të pagesës (për transaksionet e financuara me kartë debiti dhe krediti), sipas rastit.
3. Kërkesat e pranueshmërisë. Për të qenë i pranueshëm për Mbrojtjen e shitësit në PayPal, duhet të përmbushni të gjitha Kërkesat bazë të renditura më poshtë nën Kërkesat bazë, si dhe çdo kërkesë të shtuar të aplikueshme.
Për të përfituar mbrojtje për "Artikulli nuk është marrë" duhet të përmbushni Kërkesat bazë dhe Kërkesën e shtuar për "Artikulli nuk është marrë" të listuar nën (b).
- Kërkesat bazë:
- Artikulli duhet të transportohet në adresën e dorëzimit të paraqitur në faqen e detajeve të transaksionit në llogarinë e PayPal që përdorni për transaksionin. Nëse e dërgoni fillimisht artikullin në adresën e dorëzimit të marrësit që ndodhet në faqen e detajeve të transaksionit por më pas artikulli ridrejtohet në një adresë tjetër, atëherë nuk do të jeni i pranueshëm për Mbrojtjen e shitësit në PayPal. Për këtë arsye, rekomandojmë që të mos përdorni një shërbim transporti të organizuar nga blerësi, në mënyrë që të paraqisni vërtetim të vlefshëm të transportit dhe dërgimit.
- Kërkesave të PayPal për dokumentacion dhe informacione të tjera duhet t'i përgjigjeni në kohën e duhur, siç kërkohet në korrespondencën me email ose në korrespondencën përmes Qendrës së zgjidhjeve.
- Duhet të pranoni një pagesë të vetme nga një Llogari e PayPal për blerjen (nuk përfshihen pagesa e pjesshme dhe/ose pagesa me këste).
- Artikulli duhet të jetë artikull material me përjashtim të atyre që janë subjekt i Kërkesave shtesë për artikujt jomaterialë.
- Për sa i përket artikujve jomaterialë, duhet të përmbushni Kërkesat shtesë për artikujt jomaterialë.
- Duhet të na pajisni me një vërtetim dërgese ose vërtetim dorëzimi të vlefshëm, siç përshkruhet më poshtë;
- Në faqen e Detajeve të transaksionit, pagesa duhet të shënohet "e pranueshme" ose "pjesërisht e pranueshme" në rastin e pretendimeve për Transaksion të paautorizuar, ose "e pranueshme" në rastin e pretendimeve për "Artikulli nuk është marrë", për të përfituar nga Mbrojtja e shitësit në PayPal.
- Kërkesa të mëtejshme për "Artikulli nuk është marrë":
- Kur një blerës depoziton një kërkesë për kthimin e pagesës për lëshuesin e një transaksioni të financuar me kartë, në faqen e Detajeve të transaksionit pagesa duhet të shënohet "e pranueshme" ose "pjesërisht e pranueshme" për Mbrojtje e shitësit në PayPal.
Kërkesa shtesë për mallra jomaterialë
Në mënyrë që shitja e mallrave jomaterialë dhe e shërbimeve të jetë e pranueshme për Mbrojtjen e shitësit, atëherë shitja duhet të përmbushë kërkesat bazë si dhe kërkesat e mëposhtme shtesë:
- Në rastet kur keni integruar një produkt të arkës së PayPal, duhet të përdorni versionin aktual të atij produkti, nëse pranoni pagesa drejtpërdrejti nga një faqe interneti ose nga një faqe interneti e optimizuar për telefon celular; ose
- Duhet të garantoni transmetimin e informacionit të sesionit te PayPal në arkë, nëse jeni integruar në PayPal përmes një pale të tretë ose përmes një aplikacioni lokal.
- Kërkesat e tjera të integrimit mund të zbatohen në varësi të modelit të biznesit. Nëse është e nevojshme, do të njoftoheni paraprakisht rreth këtyre kërkesave.
- E keni dërguar artikullin dhe keni paraqitur vërtetimin e dërgesës ose të dorëzimit për mallrat jomaterialë.
- Paraqisni konfirmimin e nënshkrimit në rast se shuma e plotë e pagesës (duke përfshirë transportin dhe tatimet) tejkalon shumën (bazuar në monedhën e pagesës) e cilësuar në tabelën e vlerave kufi të konfirmimit të nënshkrimit. Nëse shuma e plotë e pagesës (duke përfshirë transportin dhe tatimet) është në një monedhë të palistuar në tabelë, atëherë do të kërkohet konfirmimi i nënshkrimit nëse pagesa tejkalon shumën ekuivalente të 750 USD, të llogaritura me kursin e këmbimit të PayPal në momentin që përpunohet transaksioni.
- Për të qenë i pranueshëm për Mbrojtjen e shitësit në rastin e shitjes së mallrave dixhitale ose licencave për përmbajtje dixhitale, duhet të paguani tarifa standarde të transaksionit për shitjen.
4. Paraqitja e vërtetimit të dërgesës apo të vërtetimit të dorëzimit
Mallrat fizikë Në vijim paraqiten dokumentet që shërbejnë si vërtetim dërgese ose dorëzimi për mallrat fizikë: |
Vërtetimi i dërgesës | Vërtetimi i dorëzimit |
Dokumentacion online ose fizik nga kompania e transportit ku përfshihet: - Adresa e marrësit, e cila përkon me adresën e dorëzimit në faqen e detajeve të transaksionit; ose
- Adresa e marrësit ku tregohet të paktën qyteti, shteti ose kodi ZIP (ose ekuivalenti në nivel ndërkombëtar).
| Dokumentacion online ose fizik nga kompania e transportit ku përfshihet: Data e dorëzimit dhe/ose statusi "dorëzuar" i artikullit ose shërbimit. - Adresa e marrësit ku tregohet të paktën qyteti, shteti ose kodi ZIP (ose ekuivalenti në nivel ndërkombëtar).
- Adresa e marrësit (email/IP), sipas rastit.
- Konfirmimi i nënshkrimit, në rast se shuma e plotë e pagesës (duke përfshirë transportin dhe tatimet) tejkalon shumën fikse (bazuar në monedhën e pagesës) të listuar në tabelën e vlerave kufi të konfirmimit të nënshkrimit. Konfirmimi i nënshkrimit është dokumentacioni online, i cili mund të shihet në faqen e internetit të kompanisë së transportit, dhe që tregon se është marrë nënshkrimi për artikullin.
E RËNDËSISHME: Përzgjedhja e kompanisë së transportit dhe e opsioneve të saj të transportit mund të kenë ndikim të konsiderueshëm në aftësinë tuaj për të përmbushur kërkesat për vërtetimin e dorëzimit. Sigurohuni se kompania e transportit mund të ofrojë statusin "dorëzuar" në adresën e saktë, veçanërisht kur bëhet fjalë për transport ndërkombëtar të mallrave, pasi në të kundërt mund t'ju refuzohet pretendimi për Mbrojtjen e shitësit. |
Mallrat jomaterialë Në vijim paraqiten dokumentet që shërbejnë si vërtetim dërgese ose dorëzimi për mallrat jomaterialë: |
Për mallrat jomaterialë ose dixhitalë, vërtetimi i dërgesës ose i dorëzimit është prova bindëse ku tregohet se artikulli është dorëzuar ose se porosia e blerjes është përmbushur. Prova bindëse mund të përfshijë një sistem të dhënash ku tregohet data e dërgimit të artikullit dhe se: - Artikulli i është dërguar marrësit në mënyrë elektronike, duke përfshirë adresën e marrësit (email, IP etj.), sipas rastit; ose
- Artikulli është marrë ose aksesuar nga marrësi
|
Vlerat kufi të monedhave për konfirmimin e nënshkrimit
Konfirmimi i nënshkrimit siç përshkruhet më poshtë për pagesa prej 750 USD apo më shumë (ose për ekuivalentet e mëposhtme, me përjashtim të shitësve që kanë një llogari PayPal të regjistruar në Shqipëri, Andorrë, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe Ukrainë për të cilët këto kërkesa nuk aplikohen):
Monedha | Shuma | Monedha | Shuma |
Dollari australian | 850 AUD | Dollar i Zelandës së Re | 950 NZD |
Real brazilian | 1750 BRL | Korona norvegjeze | 4600 NOK |
Dollari kanadez | 850 CAD | Peso filipinase | 34 000 PHP |
Korona e Republikës Çeke | 15 000 CZK | Zlota e re polake | 2300 PLN |
Korona daneze | 4100 DKK | Rubla ruse | 27 000 RUB |
Euro | 550 EUR | Dollari i Singaporit | 950 SGD |
Dollari i Hong-Kongut | 6000 HKD | Korona suedeze | 4950 SEK |
Forinti hungarez | 170 000 HUF | Franga zvicerane | 700 CHF |
Shekeli i ri izraelit | 2700 ILS | Dollari tajvanez | 23 000 TWD |
Jeni japonez | 77 000 JPY | Bahti tajlandez | 24 500 THB |
Ringiti malajzian | 2500 MYR | Paundi i MB-së | 450 GBP |
Peso meksikane | 10 000 MXN | Dollari amerikan | 750 USD |
5. Artikuj/Transaksione që nuk janë të pranueshme për Mbrojtjen e shitësit në PayPal.
Sa më poshtë janë shembuj artikujsh/transaksionesh që nuk janë të pranueshme për Mbrojtjen e shitësit në PayPal:
- Pretendimet ose kthimet e pagesës për artikujt që janë shumë ndryshe nga përshkrimi.
- Artikujt e dorëzuar personalisht, duke përfshirë në një pikë shitjeje.
- Artikuj ekuivalentë me paratë në dorë (duke përfshirë, pa kufizim, kartat dhuratë ose kuponët).
- Pagesa të bëra për arin (qoftë në formë fizike ose në formë investimi në tregje).
- Pagesa të drejtpërdrejta PayPal (duke përfshirë Pagesa në Terminalin virtual dhe pagesa në "Website Payments Pro/Plus").
- Pagesa në grup/pagesa.
- Mallra kontrabandë.
- Artikulli nuk është transportuar në adresën e marrësit.
- Donacionet.
- Produkte financiare ose investime të çfarëdolloji.