Marrëveshje faturimi me eBay

>> Shikoni të gjitha marrëveshjet ligjore

Marrëveshje faturimi me Ebay

Përditësimi i fundit: 8 mars 2007

 

  1. PALËT NË KËTË MARRËVESHJE

    Kjo marrëveshje faturimi me eBay ("Marrëveshja e Faturimit") lidhet ndërmjet PayPal, Inc., PayPal CA Limited, dhe PayPal Pte. Ltd. (bashkërisht "PayPal"), eBay Inc. ("eBay") dhe jush.

     

  2. AUTORIZIMI PËR TË FATURUAR LLOGARINË TUAJ TË PAYPAL PËR TARIFAT E EBAY

    Duke pranuar këto kushte, po i jepni leje eBay që të faturojë llogarinë tuaj të PayPal një herë të vetme, në mënyrë sporadike ose të vazhdueshme, për të mbledhur tarifat që i detyroheni eBay, përveçse kur dhe derisa të anuloni Marrëveshjen e Faturimit. Ju autorizoni PayPal që të paguajë nga llogaria juaj e PayPal shumën e plotë të tarifave të dhëna nga eBay. PayPal nuk do të iniciojë pagesa nga ana e saj në përputhje me këtë Marrëveshje Faturimi; PayPal do të paguajë vetëm tarifat e kërkuara nga eBay. eBay do t'ju japë një faturë të paktën 10 ditë përpara faturimit të llogarisë së PayPal.

    PayPal do të bëhet metoda juaj e regjistruar e pagesës me eBay për pagesën automatike të tarifave të shitjeve në eBay. Nëse keni pasur më parë një metodë pagese të regjistruar për pagesën automatike të tarifave, atëherë kjo metodë do të zëvendësohet nga PayPal.

    Nëse ndryshoni faqen e regjistrimit të llogarisë tuaj në eBay (për shembull, ndryshoni regjistrimin nga eBay.com në eBay.ca), atëherë kjo Marrëveshje Faturimi do të anulohet. Nëse ndryshoni monedhën e llogarisë tuaj në eBay, do t'ju duhet ta specifikoni sërish PayPal si metodën automatike të pagesës për llogarinë tuaj në monedhën e re. Nëse Marrëveshja e Faturimit është anuluar, ose nëse pagesa e tarifave të eBay përmes PayPal nuk mund të realizohet për çfarëdolloj arsyeje, jeni të detyruar që t'i paguani eBay të gjitha tarifat e papaguara, dhe në këtë rast, për të paguar tarifat e shitjes, eBay mund të mund të lejojë përdorimin e një metode pagesë të regjistruar me parë në eBay, si p.sh. kartë krediti ose llogari rrjedhëse.

     

  3. PËRDORIMI I BURIMIT TË FINANCIMIT

    Kur eBay faturon llogarinë tuaj të PayPal, atëherë në çdo rast PayPal do të tentojë fillimisht që të tërheqë fonde nga balanca juaj në PayPal. Nëse fondet në balancën tuaj janë të pamjaftueshme, PayPal do të kërkojë dhe do të tentojë të faturojë një Burim të preferuar financimi që keni caktuar për këtë Marrëveshje Faturimi. Nëse nuk mund të tërhiqen fonde nga Burimi i preferuar i financimit (për shembull, ka skaduar karta e kreditit), atëherë PayPal do të përdorë burime të tjera financimi që janë të disponueshme në llogarinë tuaj të PayPal. Ju mund të çaktivizoni burimet e financimit që përdoren në përputhje me këtë Marrëveshje Faturimi, por nëse keni një ose më tepër karta debiti ose krediti të lidhura me llogarinë e PayPal, atëherë të paktën një prej tyre duhet të jetë e aktivizuar për faturim.

    Ju mund të zgjidhni ose anuloni përzgjedhjen e një Burimi të preferuar financimi, dhe mund të aktivizoni ose anuloni përzgjedhjen e burimeve të tjera të financimit, gjatë procedurës së regjistrimit dhe në çdo moment tjetër, përmes lidhjes Pagesë e drejtpërdrejtë në skedën Profili i llogarisë, kur hyni në faqen e internetit të PayPal.