>> Shikoni të gjitha marrëveshjet

Kushtet për Metoda alternative pagese me PayPal

Përditësimi i fundit: 10 shtator 2021

Printo

Këto Kushte përbëjnë një kontratë midis jush dhe PayPal Pte. Ltd., një kompani nga Singapori, dhe rregullojnë përdorimin tuaj të të gjitha Shërbimeve të PayPal. (“PayPal”, “ne” ose “neve”).

1. Rreth këtyre Kushteve

Këto Kushte zbatohen për përdorimin tuaj të çdo Funksionaliteti APM.

Për referencë:

  • Funksionaliteti APM është një funksionalitet i ofruar prej nesh, i cili, nëse integrohet në arkën tuaj online, u mundëson klientëve tuaj të zgjedhin dhe të përdorin çdo metodë alternative pagese (APM) (siç mund të lejojmë herë pas here) për t'ju paguar; dhe
  • një metodë alternative pagese (APM) është çdo metodë pagese e renditur në Shtojcën 1, përmes së cilës mund të lejojmë këdo që nuk ka një llogari, të dërgojë një pagesë në Llogarinë tuaj të biznesit, sipas këtyre Kushteve.

Këto Kushte janë një shtesë e Marrëveshjes së përdoruesit të PayPal dhe e politikave të tij të inkorporuara, duke përfshirë Politikën për përdorimin e pranueshëm dhe Politikën e privatësisë, të cilat aplikohen për shtetin ku jeni regjistruar si banues në PayPal. Fjalët me germa kapitale, të cilat nuk përkufizohen në këto Kushte, përkufizohen në Marrëveshjen e përdoruesit në fjalë. Sa më shumë që të jetë e mundur, këto Kushte dhe Marrëveshja e përdoruesit duhet të interpretohen si një e tërë. Kur ka një konflikt në interpretim, këto Kushte qëndrojnë mbi Marrëveshjen e përdoruesit për sa i përket konfliktit.

Përkufizimi i Shërbimeve në Marrëveshjen e përdoruesit, kur lexohet së bashku me këto Kushte, përfshin funksionalitetin tonë APM.

2. Aktivitetet e Ndaluara të APM-së

Tregtarëve nuk u lejohet që të pranojnë pagesa për mallra ose shërbime:

  • që nuk bëhen në llogarinë e vetë Tregtarit;
  • që nuk bëhen brenda fushës së funksionimit normal të biznesit të Tregtarit, siç parashikohet në Formularin e regjistrimit të tregtarit;
  • që janë të ndaluara, siç përcaktohet më poshtë ose në kuadër të kushteve specifike përkatëse të një Metode pagese;
  • Metodat e pagesës nuk mund të ofrohen, të përdoren ose të bëhen të disponueshme për asnjërën prej kategorive të mëposhtme të biznesit:
    • Produkte dhe shërbime të paligjshme, ose produkte dhe shërbime të ndaluara nga ligjet në fuqi:
    • Biznes ose organizatë që përfshihet në, nxit, promovon ose ushtron dhunë të paligjshme ndaj çdo grupi, mbi baza raciale, fetare, aftësie të kufizuar, gjinore, orientimi seksual, origjine kombëtare ose për shkak të ndonjë karakteristike tjetër të pandryshueshme
    • Mallra të falsifikuara ose të paautorizuara;
    • Droga dhe narkotikë;
    • Skemat e pasurimit të shpejtë ose piramidale;
    • Tregti e paligjshme e trupave ose organeve njerëzore ose shtazore;
    • Shkelje e pronësisë intelektuale ose e të drejtave pronësore;
    • Produkte me simbole naziste, materiale dhe artikuj nazistë;
    • Faqe interneti të padobishme, duke përfshirë faqet e internetit që përdorin praktika të padrejta, mashtruese ose grabitqare të shitjeve;
    • Faqet e internetit me pagesë për të fshirë postimet ose publikimet shpifëse;
    • Produkte dhe materiale raciste, seksiste, mizogjine ose ndryshe abuzive;
    • Materiale radioaktive, toksike, të ndezshme, gërryese apo materiale të rrezikshme të llojeve të tjera;
  • Mallrat dhe shërbimet e rregulluara (duke përfshirë produktet dhe shërbimet që klasifikohen në rregulloret e përgjithshme, kufizimet juridiksionale dhe / ose të moshës):
    • Alkool dhe pije alkoolike;
    • Gjetje dhe objekte arkeologjike;
    • Produktet e kanabidiolit (CBD) dhe të kërpit;
    • Farmaci në internet, barna me recetë;
    • Fishekzjarrët dhe produkte të ngjashme;
    • Kafshë të gjalla;
    • Pornografi dhe materiale të tjera të pahijshme; faqe që ofrojnë shërbime me përmbajtje seksuale të tilla si prostitucioni, shoqërueset, bashkëbisedimet e drejtpërdrejta për të rritur, etj.;
    • Metale dhe gurë të çmuar;
    • Substancat e krijuara për të imituar barnat e paligjshme;
    • Duhani, cigaret elektronike, lëngjet për cigaret elektronike dhe produktet e ngjashme;
    • Armë, municione dhe produkte të ngjashme;
  • Produkte ose shërbime financiare apo ligjore të specializuara:
    • Pagesat për lirimin me kusht;
    • Avokatët e procedurave të falimentimit;
    • Opsione binare;
    • Kreditë, huatë, huazimet afatshkurtra dhe instrumentet e tjera të huadhënies;
    • Arkëtimi i borxhit;
    • Studiot ligjore që mbledhin fonde për qëllime të ndryshme nga shlyerja e detyrimeve e ndaj studios për shërbimet e ofruara nga studioja;
    • Shërbimi i administrimit të pasurive;
  • Të ndryshme
    • Shërbime falltare ose parashikuese të fatit;
    • Pajisje dhe artikuj piroteknikë;
    • Shërbime telemarketingu;
    • Shitja e ndjekësve në Twitter, pëlqimeve në Facebook, shikimeve në YouTube dhe llojet e tjera të aktiviteteve në rrjetet sociale, që janë të ndaluara nga kushtet e përgjithshme të platformës përkatëse

3. Pranimi i këtyre Kushteve

Ju pranoni këto Kushte duke integruar funksionalitetin tonë APM në arkën/platformën tuaj online.

Nëse integroni funksionalitetin tonë APM për Llogarinë e një tjetër personi apo subjekti juridik:

  • ju konfirmoni se keni lejen e personit apo subjektit juridik në fjalë për t'i lidhur me këto kushte nga pikëpamja juridike; dhe
  • pranoni se personi apo subjekti juridik në fjalë në emër të së cilit pranoni këto Kushte do të jetë i lidhur me to nga pikëpamja juridike.

4. Përdorimi i funksionalitetit APM

Kur integroni funksionalitetin APM në arkën online, ne mund (edhe pse nuk jemi të detyruar) të lejojmë këdo të përdorë një APM për t'ju paguar.

Shtojca 1 e Kushteve në fjalë rendit çdo APM që mund të vëmë në dispozicion të klientëve tuaj herë pas here, si dhe dispozitat e mëtejshme që lidhen me marrjen e pagesës nga klientët duke përdorur atë APM. Dispozitat në fjalë duhet të respektohen gjithmonë.

Kur paguesi nuk përdor një llogari PayPal për të dërguar një pagesë APM ju nuk mund të përdorni PayPal për të rimbursuar në mënyrë proaktive pagesat APM, përveçse kur parashikohet ndryshe në Shtojcën 1 të këtyre Kushteve.

Nuk mund të merrni pagesa APM në monedha të tjera përveç atyre të përcaktuara për APM përkatëse në Shtojcën 1 të këtyre Kushteve.

Mund të përdorni funksionalitetin APM vetëm nëse keni një llogari biznesi dhe jo një llogari personale.

Për transaksionet APM nuk zbatohet asnjë tarifë ndërkufitare me përqindje të shtuar.

5. Përgjegjësia juaj ndaj nesh

Ne mund të trajtojmë ofruesit e APM dhe përpunuesit e pagesës, të cilët na ndihmojnë t'ju mundësojnë marrjen e pagesave APM në të njëjtën mënyrë si trajtojmë përfituesit tanë bankarë/të kartave dhe/apo përpunuesit e tjerë të pagesave sipas Marrëveshjes së Përdoruesit.

Pagesat APM rrezikojnë të rimbursohen nga ofruesi i APM nëse nuk përcaktohet ndryshe në Shtojcën 1. Detyrimet dhe përgjegjësitë tuaja ndaj nesh për këto rimbursime janë të njëjtat me detyrimet dhe përgjegjësitë që keni ndaj nesh për rimbursimet dhe/apo kthimet e pagesës sipas Marrëveshjes së përdoruesit. Ofruesi i APM mund të ndikojë në kthimin e një pagese APM në të njëjtën mënyrë si banka e paguesit mund të ndikojë në një rimbursim dhe/apo kompania e kartës së kreditit të paguesit mund të ndikojë në kthimin e pagesës.

Pas përdundimit të Kushteve në fjalë ju do të vazhdoni të keni përgjegjësi ndaj nesh sipas këtyre Kushteve për rimbursimin e pagesave APM nga ofruesit APM dhe për të gjitha detyrimet e prapambetura nga përdorimi juaj i funksionalitetit APM përpara përfundimit.

6. Ndryshimet dhe përfundimi

Ne mund të shtojmë apo pakësojmë listën e APM/ofruesve APM në Shtojcën 1 të Kushteve në fjalë në çdo moment dhe pa paralajmërim.

Për më tepër, mund të ndryshojmë, heqim apo shtojmë Kushtet në fjalë në përputhje me procesin e ndryshimeve të parashtruar në Marrëveshjen e përdoruesit. Nëse nuk jeni dakord me një ndryshim, ju mund t'i përfundoni Kushtet në fjalë.

Mund të përfundoni Kushtet në fjalë në çdo moment duke hequr funksionalitetin APM nga sistemi juaj i arkës online dhe duke ndjekur të gjitha hapat e tjera të integrimit, të cilat PayPal mund t'jua mundësojë herë pas here. Në këtë mënyrë ju nuk lejoni më klientët tuaj të përdorin një APM për t'ju paguar, edhe pse Llogaria juaj mbetet e hapur dhe Marrëveshja e Përdoruesit mbetet në fuqi.

Ne mund, në çdo moment, për çfarëdo arsye (sipas rastit) me një njoftim paraprak të arsyeshëm, të përfundojmë, anulojmë apo pezullojmë shërbimin që lidhet me funksionalitetin APM dhe/apo APM pa pasur asnjë përgjegjësi ndaj jush.

Kushtet në fjalë i mbijetojnë çdo përfundimi brenda masës dhe për sa kohë të jetë e nevojshme që të: (i) trajtojmë çështjet që lindin nga përdorimi i funksionalitetit APM përpara përfundimit; dhe/ose (ii) respektojmë legjislacionin dhe rregullat në fuqi.

Shtojca 1

APM

Apple Pay Web

Lloji i pagesës

Portofoli Apple Pay

Rreziku i kthimit të pagesës

Po

Garancia e pagesës

Po (sipas udhëzimeve për përpunimin e kartës së kreditit)

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

N/A

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Shikoni listën e Mallrave dhe shërbimeve të ndaluara që gjendet në kushtet e Apple Pay Web në https://developer.apple.com/terms/apple-pay-web/

Kushte shtesë

Shikoni kushtet e tjera në https://developer.apple.com/terms/apple-pay-web/

Bancontact

Lloji i pagesës

Kartë debiti

Bancontact është një metodë pagese me kartë debiti, sipas së cilës lëshohet një kartë debiti nga një institucion kreditimi i autorizuar, i cili lejon klientët të paguajnë drejtpërsëdrejti për mallrat dhe shërbimet nga llogaria e tyre bankare.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

1,00 € për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

N/A

BLIK

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

BLIK është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,01 PLN për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

10 000,00 PLN për transaksion

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

Duhet të vendosni në mënyrë të dukshme në faqen e internetit apo në pajisjen tuaj, sipas rastit, emrin BLIK apo emrat tregtarë në një mënyrë që përputhet me Manualin e markës BLIK.

EPS

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

EPS është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. EPS ofrohet nga bankat pjesëmarrëse të EPS.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Po - Garanci pagese është çdo transaksion i shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm (sipas opsionit të aplikueshëm) që kalon në Llogarinë tuaj dhe fondet e të cilit nuk mund të revokohen, sipas kuptimit të këtyre kushteve dhe Marrëveshjes së përdoruesit që ju keni pranuar.

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

1,00 € për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

Ju do të raportoni menjëherë te PayPal çdo rast për të cilin nevojitet përdorimi i Garancisë së pagesës me EPS.

Finnish (Verkkopankki)

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

"Finnish Online Bank Transfer" është një metodë pagese me transfertë bankare.

Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,65 EUR për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

20 000,00 EUR për transaksion

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos mallrave dhe shërbimeve të ndaluara të renditura në Marrëveshje: kumar i jashtëligjshëm; prostitucion; mallra kontrabandë; produkte të piraterisë; shitje të jashtëligjshme apo shpërndarja e produkteve të duhanit apo pornografisë apo përshkrimi i akteve të rënda të dhunës; Nordea Bank nuk lejon ngarkimin e portofolave apo të produkteve të parapaguar

Kushte shtesë

1. Përdoruesi siguron të gjitha të dhënat e nevojshme në përputhje me specifikimet e dhëna nga PayPal. Moszbatimi i specifikave të dërgimit të të dhënave mund të rezultojë në një vonesë, pezullim apo anulim të përpunimit të shitjeve të kryera.

2. Përdoruesi kompenson PayPal për të gjitha shpenzimet e arsyeshme të kryera për një mosmarrëveshje në lidhje me një Transaksion në rast se PayPal përfshihet në mënyrë aktive në ndërmjetësim apo në procedura të tjera të ngjashme midis një Klienti dhe Përdoruesit.

3. Limiti maksimal i përgjegjësisë është shuma e faturuar e shitjes (shitje e produkteve apo shërbimeve nga Përdoruesi apo Klienti) me të cilën lidhet dëmtimi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose 1000 EUR, në varësi se kush është shuma më e ulët. Sidoqoftë, vlera totale e përgjegjësisë nuk mund të tejkalojë 5000 EUR. Këto kufij nuk aplikohen nëse dëmtimi është shkaktuar nga një veprim i qëllimshëm apo nga një neglizhencë e rëndë.

Giropay

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

Giropay është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Po - Garanci pagese është çdo transaksion i shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm (sipas opsionit të aplikueshëm) që kalon në Llogarinë tuaj dhe fondet e të cilit nuk mund të revokohen, sipas kuptimit të këtyre kushteve dhe Marrëveshjes së përdoruesit që ju keni pranuar.

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

1,00 € për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos çdo malli apo shërbimi të ndaluar që parashtrohet në Marrëveshjen e përdoruesit:

Instrumentet e pagesës (para në dorë, kursime apo para elektronike, monedha ku përfshihen monedhat virtuale si bitcoin, si edhe çeqet) sikurse edhe marrësi, nuk mund të identifikohen nga përdoruesi, me përjashtim të kuponëve apo të produkteve me vlerë fikse.

Kushte shtesë

  1. Giropay është i limituar vetëm për klientë me akses në një llogari bankare të përputhshme online pranë një institucioni kreditimi të autorizuar në Gjermani. PayPal nuk garanton që të gjitha llogaritë bankare gjermane janë të përputhshme me Giropay.
  2. Duhet t'i përmbaheni të gjitha kushteve të përgjithshme të Normave dhe rregullave ku përfshihet përdorimi i logos Giropay, i cili është i limituar për territorin Evropian.
  3. Duke përdorur Giropay si metodë pagese, ju nuk bëni kërkesë për të dhënat e asnjë klienti, sidomos për të dhënat personale si IBAN apo emrat.
  4. Garancia e pagesës me Giropay është e limituar në 10 000 EUR për transaksion.
  5. Ju do të raportoni menjëherë te PayPal çdo rast për të cilin nevojitet përdorimi i Garancisë së pagesës me Giropay.
  6. Garancia e pagesës me Giropay skadon 6 javë pas faturimit të një transaksioni të dhënë që është shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm, sipas opsionit të aplikueshëm, me përjashtim të rastit kur ju keni bërë një pretendim me shkrim përpara skadimit të periudhës 6 javore.

iDEAL

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

iDEAL është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. iDEAL është i limituar vetëm për klientë me akses në një llogari bankare online të përputhshme me iDEAL pranë një banke në Holandë.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Po - Garanci pagese është çdo transaksion i shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm (sipas opsionit të aplikueshëm) që kalon në Llogarinë tuaj dhe fondet e të cilit nuk mund të revokohen, sipas kuptimit të këtyre kushteve dhe Marrëveshjes së përdoruesit që ju keni pranuar.

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

N/A

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

  1. Informacioni rreth procesit të ankimimit duhet të jetë lehtësisht i aksesueshëm për klientët në faqen tuaj të internetit.
  2. Ju mund të ofroni metodën e pagesës me iDEAL përmes një lidhje email-i vetëm nëse keni paraprakisht një leje me shkrim nga PayPal. Një lidhje pagese iDEAL është një URL që të çon në faqen tuaj të pagesës nga ku një klient mund të nisë një transaksion iDEAL.
  3. Duhet të bashkëpunoni me kërkesat për informacion në situata specifike për të cilat nevojitet një hetim i mëtejshëm për metodën e pagesës me iDEAL, sikurse PayPal mund t'ju njoftojë herë pas here.
  4. Udhëzuesi i integrimit iDEAL për tregtarët mund të aksesohet këtu: https://betaalvereniging.atlassian.net/wiki/spaces/IPD/overview; ju duhet t'i përmbaheni kushteve të përgjithshme për përdorimin e iDEAL, ku përfshihet përdorimi i logos së iDEAL, siç përshkruhet në www.ideal.nl/en/payee/logos-banners/.
  5. Ju do të raportoni menjëherë te PayPal çdo rast për të cilin nevojitet përdorimi i Garancisë së pagesës me iDEAL.
  6. Kur, sipas gjykimit të PayPal, konsideroheni me rrezik të lartë, PayPal rezervon të drejtën të kërkojë nga ju të zbatoni një procedurë të regjistrimit të klientit ku të regjistrohen të paktën të dhënat e mëposhtme të klientit:

a) Emri dhe adresa e email-it;

b) Emri dhe numri i mbajtësit të llogarisë bankare të përdorur për blerjet me metodën e pagesës iDEAL;

c) Të dhëna shtesë për verifikimin në hapin 2 dhe monitorimin e transaksioneve, për shembull:

i. Adresa IP

ii. Gjurma dixhitale e shfletuesit

iii. Numri i celularit

Mercado Pago 

Lloji i pagesës 

Mercado Pago është një ofrues i pagesës në internet që u mundëson blerësve në Brazil dhe Meksikë të kryejnë pagesa duke përdorur karta krediti, karta debiti, karta me parapagesë, balancën në portofolin e Mercado Pago, dhe mënyra të tjera pagese. 

Rreziku i kthimit të pagesës 

Po 

Garancia e pagesës 

Po - Garanci pagese është çdo transaksion i shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm (sipas opsionit të aplikueshëm) që kalon në Llogarinë tuaj dhe fondet e të cilit nuk mund të revokohen, sipas kuptimit të këtyre kushteve dhe Marrëveshjes së përdoruesit që ju keni pranuar. 

Mundësia e rimbursimit 

Po 

Vlera minimale e transaksionit 

0,01 MXN për transaksion 

0,01 BRL për transaksion 

Vlera maksimale e transaksionit 

1 000 000,00 MXN për transaksion 

10 000 000,00 BRL për transaksion 

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara 

Për Meksikën:  

Përveç mallrave ose shërbimeve të ndaluara që përcaktohen në Marrëveshjen e përdoruesit: mallrat dhe shërbimet e ndaluara sipas Kushteve të përgjithshme të Mercado Pago, si dhe: ilaçet me recetë, produktet farmaceutike, suplementet dietike të ndaluara për shitje, çdo lloj kumari, produktet dhe shërbimet financiare që nuk janë të miratuara nga autoritetet kompetente për mbikëqyrjen financiare, programet keqdashëse (p.sh., programet çorientuese, viruset, etj.), financimi i partive ose aktiviteteve politike, marketingu i drejtpërdrejtë, operacionet postare, draftet bankare dhe transfertat postare, dyqanet me shumicë, shitjet në skema piramidale me shumë nivele, banesat me bashkëpronarë, agjencitë e koleksioneve, kompanitë e faktoringut, likujduesit, kompanitë e dhënies së garancive, avokatët e falimentimit, konsulentët financiarë, titujt e aksioneve, fondet e besimit të investimit, fondet e investimit, këmbimi i monedhës, urdhërpagesat nga institucione jofinanciare, zyrat e garancisë dhe zyrat e këmbimit valutor, çeqet e udhëtarëve, shërbimet që lidhen me udhëtimet dhe linjat e lundrimit (me përjashtim të agjencive të udhëtimit), koleksionet e monedhave, pullat, dyqanet e monedhave, filatelia, Airtran Airways, Airtran Air, thyerja e çeqeve, pagesat dhe abonimet automatike, agjencitë e punësimit, dhe paradhënia e parave ose kreditë. 

 

Për Brazilin:  

Përveç mallrave ose shërbimeve të ndaluara që përcaktohen në Marrëveshjen e përdoruesit: janë të ndaluara edhe shërbimet.  

Disa mallra janë të ndaluara në përputhje me Kushtet e përgjithshme të Mercado Pago. Për të parë listën e plotë të mallrave dhe shërbimeve të ndaluara, vizitoni: https://www.mercadopago.com.br/ajuda/3264 

Kushte shtesë 

Për Meksikën: Shërbimet e pagesës së Mercado Pago do të jenë subjekt i Kushteve të përgjithshme të Mercado Pago për Meksikën.  

 

Për Brazilin: Shërbimet e pagesës së Mercado Pago do të jenë subjekt i Kushteve të përgjithshme të Mercado Pago për Brazilin.  

 

Për Brazilin dhe Meksikën: 

Nuk ju lejohet përdorimi i logos, emrit tregtar, dhe i të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale të Mercado Pago, me përjashtim të listimit të Mercado Pago si metodë pagese. Nëse tentoni të përdorni të drejtat e pronësisë intelektuale të Mercado Pago në një mënyrë të paautorizuar, ne rezervojmë të drejtën për të revokuar shërbimet tona. 

 

Mercado Pago nuk është përgjegjëse për asnjë tarifë shtesë të vendosur si pasojë e mosdorëzimit të të dhënave të sakta bankare. 

 

Përdoruesi nuk mund të rishesë shërbimet e menaxhimit të pagesave te palë të treta. 

Multibanco

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

Multibanco është një metodë pagese e limituar për klientët në Portugali e cila ofron dy alternativa për pagesat: Alternativa e parë është një transfertë bankare përmes portalit bankar online të klientit, ndërsa alternativa e dytë është pagesa me para në dorë në bankomate të filialeve të ndryshme bankare në Portugali.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

N/A

Vlera minimale e transaksionit

N/A

Vlera maksimale e transaksionit

99 999,99 EUR për transaksion

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

N/A

MyBank

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

MyBank është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

N/A

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Për të shmangur dyshimet dhe përpos të gjitha mallrave apo shërbimeve të ndaluara që parashtrohen në Marrëveshjen e përdoruesit: Aktivitete të dënueshme si vënie në rrezik e të miturve, pedofili, pornografi, shkelje të punimeve të mbrojtura nga të drejtat e pronësisë intelektuale dhe mjetet e pagesës, mospërputhja me mbrojtjen e të dhënave personale, me sistemet automatike të përpunimit të të dhënave, veprat e pastrimit të parave, mospërputhja që lidhet me kumarin dhe bastvënien, garat e kuajve, lotaritë dhe dispozitat që lidhen me kushtet e ushtrimit të profesioneve të rregulluara.

Kushte shtesë

Nuk ju lejohet përdorimi i logos MyBank dhe i të drejtave të pronësisë intelektuale përveç atyre që lejohen për këto shërbime të metodave alternative të pagesës. Për përdorim të mëtejshëm duhet respektuar Udhëzuesi për biznese i MyBank të cilin mund ta gjeni në këtë faqe interneti https://www.mybank.eu/mybank/mybank-style-guidelines-for-merchant-websites/. Nëse përpiqeni të përdorni logon MyBank në një mënyrë të paautorizuar, në një mënyrë të paparashikuar apo të palejuar, apo në shkelje domethënëse të këtyre kërkesave, ne rezervojmë të drejtën për të revokuar shërbimet tona.

PayU

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

PayU është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,01 PLN për transaksion; 0,01 CZK për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos këtyre mallrave dhe shërbimeve të ndaluara të renditura në Marrëveshje: Ilaçet me recetë, produktet farmaceutike dhe suplementet dietike që nuk lejohen për shitje; lëndët narkotike dhe alkoolike, ku përfshihen drogat sintetike, si edhe pajisjet dhe teknologjitë e përdorura për kultivimin, prodhimin, tregtimin e tyre, etj.; kumari pa autorizim ligjor; armët, municionet dhe gazhedhëset; shërbime online me përmbajtje pornografike, p.sh. dhomat e bisedave, video kamerat, filmat VOD; produktet dhe shërbimet financiare nëse ofrohen si pjesë e një aktiviteti pa mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për mbikëqyrjen financiare; programet keqdashëse (p.sh. programet çorientuese, viruset, etj.); partitë politike dhe faqet respektive të internetit që përdoren për t'i mbështetur apo për të mbledhur fonde për aktivitete politike; ndërmjetësues që pranojnë pagesa në emër të shumë marrësve pa një autoritet juridik apo që nuk përmbushin kërkesat e shoqërive të kartave/organeve ndërmjetësuese

Kushte shtesë

1. Përdoruesi është i detyruar të sigurohet se Klienti është i informuar në një mënyrë të qartë dhe lehtësisht të aksesueshme se transaksionet e bëra përmes metodës së pagesës PayU janë të parevokueshme.

2. PayPal dhe PayU nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë tarifim shtesë si pasojë e të detajeve të pasakta të bankës, nëse nuk jeni siguruar që të keni dorëzuar detajet e sakta të bankës.

3. Tregtarët që përdorin metodën e pagesës me PayU mbajnë përgjegjësi për të gjitha transaksionet e paautorizuara apo mashtruese të kryera me metodën e pagesës.

4. Përdoruesi është i detyruar të sigurohet se:

a) çdo e dhënë për identifikimin dhe/apo autentifikimin e Klientit që mund të përdoret për të bërë një porosi nuk do të ruhet elektronikisht apo të mbahet shënim në forma të tjera;

b) gjatë hedhjes së të dhënave të identifikimit dhe/apo të autentifikimit të Klientit që mund të përdoren për të bërë porosi, të dhënat në fjalë nuk shpërndahen me palë të treta.

Shpërndarja e të dhënave të identifikimit dhe/apo të autentifikimit te palë të treta është rreptësishtë e ndaluar.

POLi

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

POLi është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. POLi është e limituar për klientë që mbajnë llogari në institucione bankare në Australi dhe në Zelandën e Re. PayPal nuk garanton që të gjitha llogaritë bankare në Australi apo në Zelandën e Re përputhen me POLi.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Jo

Vlera minimale e transaksionit

1,00 AUD/NZD për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

10 000,00 AUD/NZD për transaksion

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos çdo malli apo shërbimi të ndaluar që parashtrohet në Marrëveshjen e përdoruesit: kumari.

Kushte shtesë

N/A

Przelewy24 (P24)

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

Przelewy24 është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,05 PLN për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

Çdo transaksion shoqërohet me një numër unik transaksioni dhe detaje të tjera (Detajet e transaksionit) për të lehtësuar hetimet apo ankesat e mundshme. Përdoruesi shpëton detajet e transaksionit në një mënyrë të sigurt. Çdo ankesë në lidhje me transaksione të kryera në mënyrë të pasaktë do të dorëzohet drejtpërsëdrejti te PayPal i cili më pas do t'ia kalojë çështjen Skemës së pagesave Pzrelewy24 për ta hetuar. Në lidhje me ankesat në fjalë, përdoruesi siguron këto detaje:

a) Adresën e email-it;

b) Numri i transaksionit;

c) Shuma e transaksionit;

d) Emrin dhe mbiemrin e mbajtësit të llogarisë bankare origjinale nga e cila shuma e transaksionit duhet të ishte

transferuar;

e) Emri i bankës në të cilën është hapur llogaria nga e cila është transferuar shuma e transaksionit apo në të cilën

transaksioni është transferuar, sipas rastit;

f) Data e transaksionit; dhe

g) Në rast pagese me kartë: emrin e kartës;

h) Në rast pagese me SMS: numrin e telefonit celular të klientit.

4. Pavarësisht nga sa më lart, çdo ankese në lidhje me transaksionet e realizuara më tepër se 90 ditë përpara ankesës

mund të mos merren nën shqyrtim nga skema e pagesës së Przelewy24.

Safetypay

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

Safetypay është një mënyrë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Po

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

N/A

Vlera maksimale e transaksionit

15000 euro

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos mallrave ose shërbimeve të ndaluara që renditen më sipër, nuk do të përdorni Safetypay për të pranuar pagesa, për të bërë pagesa ose, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për të lehtësuar: Regjistrimet Bootleg; mallra kontrabandë; mallra të bllokuara; droga dhe aksesorë për drogë të jashtëligjëshme; materiale fyese, racore apo të pandjeshme kulturore; përmbajtje, materiale dhe/ose shërbime për të rritur, duke përfshirë, por pa u kufizuar në libra dhe video për të rritur, biseda telefonike për të rritur, faqe në internet për të rritur, shërbime shoqëruese/përcjellëse, shërbime takimesh (të orientuara seksualisht), nuse të porosive me postë, argëtime të ndryshme për të rritur; para në dorë; dëmet, humbjet, ndëshkimet ose gjobat e çfarëdolloji; kostot ose tarifat mbi çmimin normal të mallrave ose shërbimeve të tregtarëve (tatimet e zbatueshme) ose tarifat që klientët nuk i kanë miratuar në mënyrë specifike; shumat e prapambetura, ose shumat që mbulojnë çeqet e kthyera ose të ndalimit të pagesës; shitjet e bëra nga palë të treta; shumat që nuk përfaqësojnë shitje me besim të mirë të mallrave dhe shërbimeve nga biznesi i tregtarit (p.sh., blerjet nga pronarët e tregtarit (ose anëtarët e familjes së tyre) ose punonjësit); Transaksion i paligjshëm i biznesit; pastrimi i parave apo financimi i aktiviteteve terroriste.

Kushte shtesë

N/A

Satispay

Lloji i pagesës

Portofoli

Satispay ofron një platformë pagese me celular të aktivizuar për një llogari bankare.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Po

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,01 euro

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos atyre mallrave dhe shërbimeve të ndaluara të renditura më sipër, ju nuk do të përdorni Satispay për të pranuar pagesa, për të bërë pagesa ose, për të lehtësuar drejtpërdrejt ose tërthorazi për:

a)  Shërbimet e telekomunikacionit, duke përfshirë telefonatat lokale dhe në distanca të largëta, telefonatat me kartë krediti, telefonatat përmes përdorimit të telefonave dhe fakseve me shirit magnetik;

b)  Porosi parash - Transferim bankar;

c)  Dyqane të pengjeve

d)  Telemarketing nga jashtë;

e)  Telemarketing nga brenda;

f)  Agjencitë e biletave (radio, televizion dhe tregtarë të tjerë të drejtpërdrejtë që nuk janë klasifikuar diku tjetër);

g)  Institucionet financiare — disbursime manuale të parave në dorë;

h)  Institucionet financiare — disbursime të automatizuara të parave në dorë;

i)  Pagesat e huas, institucion;

j)  Institucionet jo-financiare — monedha e huaj, porositë e parave (jo transferimi bankar), skript dhe çeqet udhëtarëve;

k)  Tregtarët—Letrat me vlerë, fondet e ndërsjella, aksionet, mallrat, obligacionet;

l)  Ambiente me bashkëpronësi;

m)  Shërbime takimi dhe shoqërimi;

n)  Shërbime dhe klube të blerjes dhe bërjes pazar;

o)  Agjencitë e raportimit të kreditit të konsumatorit;

p)  Agjencitë e punësimit dhe shërbimet e ndihmës së përkohshme;

q)  Bastet (ku përfshihen biletat e lotarisë, çipat e lojërave në kazino, bastvëniet në gara me kuaj jashtë një piste gare dhe bastet).

Kushte shtesë

Tregtarët pranojnë dhe bien dakord që të dhënat personale të transferohen në Satispay për përpunimin e transaksioneve. Të dhëna personale të tilla do të përpunohen nga Satispay në përputhje me njoftimin e privatësisë i cili mund të gjendet në: https://static-www-satispay-com.s3.amazonaws.com/privacy/Payment-Scheme/Satispay-Payment- Scheme_Privacy-en.pdf

SOFORT

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

Shërbimet bankare SOFORT/SOFORT Überweisung është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale.

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

1,00 € për transaksion

Vlera maksimale e transaksionit

N/A

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit

Kushte shtesë

N/A

Trustly

Lloji i pagesës

Transfertë bankare në kohë reale

Rreziku i kthimit të pagesës

Jo (pasi paratë të jenë depozituar në llogarinë e tregtarit)

Garancia e pagesës

Jo

Mundësia e rimbursimit

Po

Vlera minimale e transaksionit

0,01 EUR për transaksion. (Në varësi të kushteve të vëna nga banka e klientit)

Vlera maksimale e transaksionit

Në varësi të kushteve të vëna nga banka e klientit

Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara

Përpos atyre mallrave dhe shërbimeve të ndaluara që renditen në Marrëveshje: Bitcoin

Kushte shtesë

(1) Përdoruesi sigurohet që logo(t) dhe emri(at) tregtarë të Trustly të jenë të ekspozuar dhe të paraqitur në një mënyrë tërheqëse dhe të duhur, si dhe në përputhje me kërkesat e aplikueshme për paraqitjen e shërbimit, siç parashtrohet në: https://trustly.com/en/developer/documents.

(2) Përdoruesi njeh dhe pranon se: (a) Shërbimi Trustly varet nga funksionaliteti i sistemeve të palëve të treta, kryesisht banka, dhe Trustly nuk garanton funksionalitetin e shërbimeve të tij në rast problemesh, mosfunksionimi apo rregullimi të brendshëm apo që lidhet me këto sisteme të palëve të treta; (b) Shpejtësia e transaksionit mund të ndikohet për keq në rastet kur ka një ulje apo ngritje të madhe të vëllimit të transaksioneve apo gjatë mirëmbajtjes së planifikuar të shërbimit Trustly; dhe (c) PayPal dhe Trustly nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë humbje apo dëmtim si pasojë e degradimit të funksionalitetit të sistemeve të palëve të treta, siç përshkruhet në nën-seksion (a) në këtë mënyrë, apo gjatë një rritje domethënëse të vëllimit të transaksioneve apo të mirëmbajtjes së planifikuar të shërbimeve Trustly siç përshkruhet në nën-seksion (b) në këtë mënyrë.