Politika e PayPal për përdorimin e pranueshëm

 

>> Shikoni të gjitha marrëveshjet ligjore

Politika e PayPal për përdorimin e pranueshëm

Përditësimi i fundit: 10 shtator 2021

 

Në mënyrë të pavarur mbani përgjegjësi për respektimin e të gjitha ligjeve në fuqi në të gjitha veprimet tuaja që lidhen me përdorimin e shërbimeve të PayPal, pavarësisht qëllimit të përdorimit. Për më tepër, duhet të respektoni kushtet e kësaj Politike të përdorimit të pranueshëm. Shkelja e kësaj Politike për përdorimin e pranueshëm përbën një shkelje të Marrëveshjes së përdoruesit të PayPal dhe mund t'ju bëjë objekt të kompensimit të dëmeve, duke përfshirë dëmshpërblimin e dëmeve prej 2500 dollarësh për çdo shkelje, të cilat mund të debitohen drejtpërdrejt nga llogaria(të) tuaja të PayPal, siç parashtrohet në Marrëveshjen e Përdoruesit (shiko seksionin "Pezullimet dhe dëmshpërblimet e dëmeve te Aktivitetet e kufizuara" në Marrëveshjen e përdoruesit të PayPal).

 

Aktivitete të ndaluara

Është i ndaluar përdorimi i shërbimit të PayPal për aktivitete që:

  1. shkelin ligjet, statutet, urdhëresat apo rregulloret.
  2. lidhen me transaksione ku përfshihen (a) lëndët narkotike, steroidet, disa substanca të kontrolluara apo produkte të tjera që përbëjnë rrezik për sigurinë e konsumatorit, (b) aksesorë për drogë, (c) cigare, (d) artikuj që nxisin, promovojnë, lehtësojnë apo udhëzojnë të tjerët të përfshihen në aktivitete të jashtëligjshme, (e) mallra të vjedhura ku përfshihen mallra dixhitale dhe virtuale, (f) promovim i urrejtjes, dhunës, intolerancës racore apo forma të tjera diskriminuese apo shfrytëzimin financiar të një krimi, (g) artikuj që konsiderohen të pahijshëm, (h) artikuj që shkelin apo cenojnë të drejtat e autorit, emrin tregtar, të drejtat e reklamës apo të privatësisë, si dhe të drejta të tjera të pronësisë sipas ligjeve të çfarëdo juridiksioni, (i) disa materiale apo shërbime të një orientimi seksual të caktuar, (j) municione, armë zjarri, apo disa pjesë ose aksesorë armësh zjarri, apo (k) disa armë apo thika të rregulluara sipas ligjit në fuqi.
  3. lidhen me transaksione që (a) shfaqin informacion personal të palëve të treta në shkelje të ligjit në fuqi, (b) mbështesin skemat piramidale, programet matriks, skema të tjera të "pasurimit të shpejtë" apo disa programe marketimi me shumë nivele, (c) bashkëngjiten me blerjen e pensioneve vjetore apo kontratat e lotarive, sisteme të rezervave të blerjes, shërbimet bankare ndërkombëtare apo transaksione për financimin apo rifinancimin e borxheve të financuara me kartë krediti, (d) janë për shitjen e disa artikujve të caktuar përpara se shitësi të ketë nën kontroll apo në dorë artikullin, (e) kryhen me përpunues të pagesës për të mbledhur pagesa në emër të shitësve, (f) janë të bashkëngjitur me shitjen e çeqeve të udhëtimit apo porosive të pagesave, (g) përfshijnë biznese të këmbimit të monedhës apo të thyerjes së çeqeve, (h) përfshijnë disa shërbime të caktuara për riparimin e kreditit, shlyerjen e borxhit, transaksionet e kreditit apo aktivitete sigurimi, apo (i) përfshijnë ofrimin apo marrjen e pagesave për qëllime mitmarrjeje apo korrupsioni.
  4. përfshin shitjet e produkteve apo shërbimeve të identifikuara nga agjencitë qeveritare si me rrezik të lartë mashtrimi.
  5. dhe që kanë të bëjnë me transaksione që përfshijnë aktivitete të cilat kërkojnë miratim paraprak, pa marrë miratimin në fjalë.

 

Aktivitete për të cilat nevojitet miratim

PayPal kërkon miratim paraprak për pranimin e pagesave për shërbime të caktuara siç detajohet në tabelën më poshtë.

PayPal kërkon miratim paraprak për të pranuar pagesa për artikuj dhe shërbime të caktuara siç përshkruhet me hollësi në vijim.

Seksioni

Kategoria

Artikulli ose shërbimi për të cilin nevojitet miratim paraprak
(nuk ka për qëllim të jetë një listë shteruese)

Të dhënat e kontaktit

1

Transporti

Linjat ajrore dhe operatorët e fluturimeve të çarterëve, avionëve dhe të "taksive ajrore", të programuara ose jo.

Për pyetje të përgjithshme, referojuni Qendrës së ndihmës.

Nëse keni pyetje në lidhje me marrjen e një miratimi paraprak ose hapjen e një llogarie të re PayPal Business, që ofron shërbime të cilat kërkojnë miratim paraprak, kontaktoni me Ekipin e shitjeve.

2

Organizata bamirëse / jofitimprurëse

Mbledhja e donacioneve si një organizatë bamirëse ose jofitimprurëse.

3

Artikuj me vlerë

Tregtar bizhuterish, metalesh dhe gurësh të çmuar.

4

Shërbimet lehtësuese për kryerjen e pagesave

Ofrimi i shërbimeve për kryerjen e pagesave, të cilat përfshihen në përkufizimin e bizneseve të shërbimeve financiare ose të institucioneve të parasë elektronike. Shërbimet do të përfshijnë edhe shitjen e kartave të pagesave, të ndryshme nga kartat e debitit dhe kreditit, dhe depozitat e garancisë.

5

Investimet

Blerja, shitja ose tregtimi i aksioneve, obligacionet, letrat me vlerë, opsionet, shifrat, mallrat, kontratat e shitblerjes/ndërmjetësimit, fondet e përbashkëta ose interesi i investimit për çdo njësi ekonomike apo pronë.

6

Lojërat e fatit, bixhozi, lotaritë dhe garat

Aktivitetet që përfshijnë lojërat e fatit, bixhozin dhe/ose çdo aktivitet tjetër që kërkon tarifë hyrjeje dhe një çmim shpërblyes, duke përfshirë por pa u kufizuar te lotaritë ku fitohen shtëpi/pasuri të paluajtshme, lojërat e kazinove, bastet sportive, garat me kuaj ose me qen gjahu, lojërat sportive në internet, biletat e lotarive, sipërmarrje të tjera që lehtësojnë aktivitetet e lojërave të fatit, lojërave të inteligjencës (pavarësisht nëse klasifikohen ose jo me ligj si lojëra fati) dhe shortet, në rast se operatori dhe klientët ndodhen vetëm në juridiksione ku këto aktivitete lejohen me ligj.

7

Kriptomonedhat

Mjete dixhitale me vlerë që mund të tregtohen, transferohen ose përdoren për pagesa në formë elektronike, duke përfshirë, por pa u kufizuar te kriptomonedhat, monedhat virtuale të fituara gjatë lojërave elektronike ose elementet elektronike unike.

8

Artikuj që shiten me recetë

Shitja e çdo produkti që kërkon një recetë apo shërbimet e dhënies

së recetave.

9

Shërbimet e mjekësisë në distancë

Ofrimi i shërbimeve dhe konsultimeve mjekësore në distancë.

10

Materiale për të rritur

Çdo material për të rritur që ofrohet elektronikisht, duke përfshirë videot sipas kërkesës (VOD) dhe veprimtaritë e kamerave të lidhura me internetin. PayPal mund të hasë kufizime lidhur me përpunimin i pagesave në juridiksione të caktuara për DVD-të, revistat dhe produkte ose shërbime të tjera për të rritur.

11

Njohjet në internet

Shërbimet e njohjes në internet që iu mundësojnë personave të gjejnë dhe të njihen me njerëz të rinj, me qëllimin për të krijuar një marrëdhënie personale ose romantike.

12

Transmetimi / Transmetim i drejtpërdrejtë

Çdo veprimtari në të cilën njerëzit transmetojnë video, përmbajtje me zë ose me shkrim në çast, ku ofrohet mundësia e ndërveprimit me përdoruesit.

13

Ndarja e skedarëve

Ofrimi i shërbimeve për ndarjen e skedarëve duke përfshirë shërbimet pritëse të skedarëve dhe shërbime të ngjashme për ndarjen e skedarëve dixhitalë në distancë, në të cilët përmbajtja e ngarkuar është e aksesueshme për publikun ose shërbimi i paguan ngarkuesit për ngarkimin e materialeve.

14

Alkooli

Shitja e pijeve alkoolike.

15

Duhani

Produkte duhani të ndryshme nga cigaret, cigaret elektronike, purot

16

Artikuj ose shërbime mjekësore

Të gjithë artikujt e klasifikuar si pajisje mjekësore, dhe të gjitha shërbimet ose trajtimi i ofruar nga një person ose organizatë e deklaruar si ofruese e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë, por pa u kufizuar në të gjitha shërbimet e kujdesit shëndetësor për të cilat kërkohet licencimi zyrtar në juridiksionin e ofruesit ose në juridiksionin ku ofrohen shërbimet.

Kjo kategori përfshin "Turizmin Mjekësor", i cili nënkupton shërbimet mjekësore që do t'i ofrohen një pacienti jashtë vendbanimit të atij personi.

17

Marketingu në rrjet dhe Organizatat e shitjeve të drejtpërdrejta

Organizatat e shitjeve të drejtpërdrejta ("DSO-të") dhe Marketingu në rrjet ("MLM") janë modele të shpërndarjes dhe marketingut, sipas të cilave produktet ose shërbimet shiten përmes një rrjeti shpërndarësish ose përfaqësuesish të pavarur. Modelet DSO dhe MLM bazohen në shitjet individuale dhe shpeshherë kërkojnë që shpërndarësit e pavarur të rekrutojnë shpërndarës të rinj në mënyrë që të rriten në detyrë brenda organizatës apo të përfitojnë komisione stimuluese.

18

Vendet e tregtimit

Një vend tregtimi është një hapësirë e tregtisë elektronike, në të cilën shitësit palë e tretë mund të shesin produktet ose shërbimet e tyre për klientët.

 

Më shumë informacione

Për të mësuar më shumë rreth Politikës së përdorimit të pranueshëm, referojuni Qendrës sonë të ndihmës.

 

Shkeljet e Politikës së përdorimit të pranueshëm

Ju inkurajojmë të raportoni menjëherë shkeljet e kësaj Politike të PayPal të përdorimit të pranueshëm. Nëse keni ndonjë pyetje rreth faktit nëse një lloj transaksioni përbën shkelje të Politikës së përdorimit të pranueshëm, ose nëse dëshironi të depozitoni një raportim, mund ta bëni këtu.